Aksident i rëndë në vend, raportohet për viktima

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka ndërruar jetë në Fier si pasojë e një aksidenti. Viktima është një 34-vjeçar, i cili ishte duke kaluar rrugën në momentin që u përplas dhe ndërroi jetë në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 24 vjeç, banues në Darëzezë, Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, duke drejtuar automjetin ka përplasur një këmbësor, shtetasin A. A., 34 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital” njofton policia.

Gjithashtu janë arrestuar edhe disa persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. Sh., 35 vjeç, banues në Patos, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, A. A., 26 vjeç, banues në Tërbuf, Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja”, në automjetin të cilin drejtonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Patos, se në datë   22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares” sipas policisë.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV