Barcelona futet “All-In” për transferimin e Brozovic, trajneri Xavi kërkon një mesfushor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona vijon punën në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Sergio Busquets që u transferua në Amerikë tek Inter Miami. Dëshira e trajnerit Xavi Hernandez ishte një mes Joshua Kimich të Bayern Munich dhe Martin Zubimendi të Real Sociedad. Por, si Bayern ashtu edhe Sociedad nuk janë të gatshëm të lënë futbollistët e tyre të largohen dhe në këtë formë, Barcës do t’i duhej një sforco ekonomike që aktualisht e ka të pamundur.

Ndaj, fokusi ka kaluar tjetërkund dhe objektivi më konkret është Marcelo Brozovic. Inter është i hapur për ta shitur 30-vjeçarin, edhe pse problemi real nuk janë zikaltërit, por arabët e Al-Nassr që po ashtu kërkojnë shërbimet e kroatit.

Gjithsesi, te Barcelona kanë “përveshur mëngët” dhe në “operacionin” Brozovic duket se do të përfshihet edhe vetë trajneri Xavi Hernandez pa lënë mënjanë dhe sekretarin teknik, ish-futbollistin Deco.

Në radhët e spanjollëve ndjejnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për negociatat teksa Barcelona ka besimin se do të gjejë gjuhën e përbashkët me Interin dhe do të mundë falë prestigjit të fanellës, konkurrencën e Al-Nassr.

Të fundit

Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e...

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga ‘mbretëria’ e flakëve që përpin...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

Lajme të tjera

Web TV