300 milionë euro për transferimin e Mbappe, Liverpool sfidon Real Madridin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu si edhe në merkaton e kaluar verore, sërish Kylian Mbappe do ta shndërrojë edhe këtë verë të ardhmen e tij në një telenovelë të vërtetë. Letra që sulmuesi francez i dërgoi drejtuesve të Paris Saint-Germain ku i njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në fundin e sezonit 2024, ndezi merkaton me parizienët që do të tentojnë ta shesin këtë verë për të mos e humbur më pas me parametër zero.

Arabët e PSG kërkojnë të paktën 200 milionë euro, teksa për momentin pretendentët kryesorë për shërbimet e tij, Real Madrid nuk po lëvizin në mënyrë konkrete. Nga ana tjetër, Liverpool do të tentojë të përfitojë dhe një agjent i FIFA-s konfirmoi për Marca-n se The Reds janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 300 milionë dollarë për të transferuar në Anfield Road 24-vjeçarin.

Sipas agjentit të FIFA-s, pritet që në javën e ardhshme të ketë të reja në këtë drejtim me Liverpool që e ka marrë seriozisht çështjen “Mbappe” teksa edhe më herët anglezët kanë shfaqur hapur interesin për sulmuesin. Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo lëvizje do të shtyjë edhe Real Madridin për t’u kundërpërgjigjur pasi në kryeqytetin spanjoll nuk është një sekret dobësia për Mbappe.

Të fundit

“Kam një letër për gruan tuaj”, Zelensky befason Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky gjatë konferencës me gazetarët ka falenderuar Trump për mundësinë e armatimeve që Ukraina po...

Zbulohen detaje nga aksidenti ku humbën jetën 3 shqiptarë

Tre shqiptarë kanë humbur jetën tragjikisht e një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur ndodhur mesditën e sotme në...

Hamasi pranon propozimin për armëpushim në Gaza

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve me...

Krasniqi reagon pas publikimit të aktgjykimit të Kushtetueses

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka reaguar edhe kreu i...

I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali, blindohet kufiri

Një i burgosur që sipas mediave greke është shqiptar, u arratis nga Klinika Kirurgjikale e Spitalit të përgjithshëm në Kostur ku po trajtohej, duke...

Lajme të tjera

Web TV