Vrasja e 17-vjeçarit nga policia, Macron: Jam i tronditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ishte “i tronditur”, një ditë pas vrasjes së një adoleshenti nga policia, ndërsa qeveria franceze bëri apel për qetësi pas një nate tensioni në periferi të Parisit.

Zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran u bëri jehonë komenteve të Macron dhe apeloi për qetësi pas një nate përplasjesh në Nantes ku jetonte 17-vjeçari dhe ku u vra të martën nga një oficer policie gjatë një kontrolli.

Trazirat e përhapura shpërthyen ditën e djeshme dhe vazhduan gjatë natës në këtë periferi perëndimore të Parisit pasi automobilisti 17-vjeçar u qëllua për vdekje nga një oficer policie.

Oficeri ndodhet në paraburgim. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e së martës. Fillimisht burime pranë policisë franceze bënë me dije se një makinë ka përplasur dy motoçiklistë të saj.

Por videoja e shpërndarë më vonë në faqet e mediave sociale, të cilën AFP dhe media të tjera e kanë verifikuar si autentike tregon një nga dy oficerët që i drejton një armë shoferit, më pas e qëllon nga një distancë e afërt ndërsa ai përpiqet të largohet me shpejtësi.

Në video dëgjohet shprehja “do të të qëllojnë në kokë” , nuk është e qartë se kush e thotë.

Mjeti ndalon disa dhjetëra metra më tutje, afër një shtyllë.

Viktima Nael M., 17 vjeç, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në gjoks.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV