Presidenti i FSHF Armand Duka zgjidhet kryetar i Komisionit të Medias në UEFA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zvicrës për të  shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit europian, por edhe për të formatuar dhe përzgjedhur përbërjen e komisioneve dhe paneleve të reja të qeverisë së futbollit europian.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u rizgjodh në mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas zgjedhjeve të zhvilluar në muajin prill duke marrë me shumë vota se çdo kandidat tjetër.

Edhe një herë tjetër UEFA ka treguar besimin e madh që ka te FSHF, duke zgjedhur në organet e posaçme disa prej drejtuesve më të lartë dhe përfaqësuesve të Federatës.

Gjatë mbledhjes Presidenti Duka është rikonfirmuar në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian, si edhe është zgjedhur në postin e anëtarit të Komisionit të Medias në UEFA, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur ai anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA.

Pjesë e komisioneve të UEFA-s do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe futbollit shqiptar. Kështu, anëtarja e KE-së, Anila Basha është zgjedhur si anëtar e Komisionit për Futbollit e Femrave, kurse anëtari tjetër i KE-së së FSHF, Envi Hicka do të jetë anëtar i Komisionit Ligjor të UEFA-s.

Edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea është zgjedhur anëtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike në UEFA. Drejtori i Edukimit në FSHF, Sulejman Starova është përzgjedhur si anëtar i Panelit Jira, teksa Përgjegjësi i Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre është zgjedhur si anëtar i Panelit të Futbollit Grassroots.

Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, është përzgjedhur ai anëtar i Panelit të Konventës së Arbitrave dhe së fundi Gazmend Malo do të jetë anëtar i Komisionit Këshillimor të Marketingut në UEFA.

Lexo edhe :  Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Ndërkaq, në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025.

Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wrocław (WKS Śląsk Wrocław) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht.

Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025.

Të fundit

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të...

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV