Berisha largon veten nga video e Gjicit: Filmimi nga brenda PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha theu heshtjen dhe foli për videoskandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici me një grua 40-vjeçare. Berisha pranoi që kishte takuar personazhin e videos Alma.K, ndërsa mohoi që materialin ta ketë përdorur për qëllime politike. Berisha aludoi se persona brenda PS-së përfshinë Gjicin në skandal, madje sipas tij i kanë marrë edhe 500 mijë euro për të mos publikuar materialin kompromentues.

Si kurrë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha priti jo pak por tre javë për të folur mbi videoskandalin sekual mes ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici dhe një gruajë 40-vjeçare. Edhe pse Gjici dhe vajza u ndaluan dhe po hetohen përkastësisht për akuzën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe aktiv, çështja mbetet ende e nxehtë se kush ishte I interesuar që të kryhej ky filmim dhe më pas të përdorej për presion. Gjatë një koference shtypi ditën e djeshme Berisha është pyetur për këtë çështje dhe dha versionin e tij, duke pranuar se e ka takuar “vajzën e videos”, pr sipas tij “nuk është në politikën dhe karaterin e Berishës të merret me skandale të tilla? Ai ka dhënë tre versione të mundshme në lidhje me skandalin. “Unë e kuptoj atë interesin, por çfarë mund të them unë janë 3 variante. Varianti i parë është ai që shpjegon Alma. Ai ishte seks për tender. Kur jua thosha unë; korrupsion erotik, ja ky ishte rasti. Unë prova skam, por varianti i dytë është se këtë ja bënë njëri tjetrit ata, grindje mes klaneve të PS. Përmendim emra, por fakte nuk kam, as dokumente. Ka një përpjekje siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si autore, dhe Safetin si viktimë. Gjoba flitet se është deri në 500 mijë euro për të mos dhënë filmin. Mirëpo, ndodhi që filmi u dha, dhe tani Safeti iu kërkon paratë dhe nga burgu”-tha Berisha. Por tre ditë në parë në media të ndryshme u publikua edhe një transkip që mendohet të jetë komunikim telefonik midis Alma.K dhe një personi ende të paidentifikuar. Personi në fjalë I thotë Alma. K që t shkojë dhe takojë Berishën, meqë ajo e njihte. Në një lloj menyre e instrukton që çështjen ta bëjë politike për të mbrojtur veten. Fakt është që Alma.K e ka takuar berishën pas videoskandalit ku ajo shfaqet duke kryer seks oral me Gjicin, por ende nuk dihet se çfarë është biseduar mes tyre. Berisha gjithsesi ka dhënë versionin e tij, duke mohuar që të ketë gisht në shantazhin e mundshëm seksual. “Ata thonë; Safet këtë ta ka organizuar Saliu, e kanë hallin që mos t’ja kthejnë borxhin Safetit. Po, Alma ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publik bisedat në zyrën time. Secili që vjen në zyrën time i bën publik bisedat, unë jo. Erdhe në zyrë, bisedove, unë nuk bëj publike. Nuk merr njeri porosi nga unë që; ‘këtë thuaje, këtë jo’. Është e vërtetë që ka ardhur. Nuk është e vërtetë kurrë që unë, po të kisha unë…Nuk është praktika ime e luftës politike”-tha Berisha.

Lexo edhe :  “A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Skandali që vuri në lëvizje SPAK

Më 16 qershor të këtij viti fillimisht në rrjetet sociale dhe më pas në media u publikua skandali seksual ku Safet Gjici në zyrën e tij në Bashkinë Kukës kryen marrëdhënie orale me Alma.K. Pak ditë më vonë publikohet video e plotë ku Gjici menjëherë pas aktit seksual diskuton me gruan që kreu marrëdhënie mbi një tender të mundshëm për “sterilizimin e qevnve të rrugës”. Gjici pranon idenë e saj dhe për këtë çështje thërret në zyrë nënkryetarin e Bashkisë, duke e urdhëruar që ti shohë dokumentat që Alma.K kishte dhe më pas të nisnin procedurat për të kaluar projektin në Këshillin Bashkiak për miratim. Ky projekt nuk u zbatua pasi gjithçka mbeti në tentativë për shkak të publikimit të videos. Pas këtyre pamjeve më të qarta SPAK u bind se për Gjicin duhej lëshuar urdhër-arresti për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë public, ndërsa për Alma. K nisi hetimi për korrupsion aktiv. Për Gjicin u vendos masa arrest me burg pa afat, ndërsa për gruan e përfshirë në videskandal “arrest shtëpie”. Çështja është në fazën e hetimit dhe pritet të dalin në përfundime pasi të shqyrtohen të gjitha provat.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV