Ushqimet që rregullojnë stresin dhe gjendjen shpirtërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas disa studimeve, është rezultuar se ushqyerja ndikon në gjendjen shpirtërore dhe në humorin tonë. Ja disa fakte interesante që tregojnë se si ndikon ushqyerja dhe ushqimi që konsumojmë në brendinë tonë.

Stresi (në të dyja anët, në të mirë dhe në të keq) mund të ndikojë në shëndet dhe në zakonet e të ngrënit. Në përditshmëri, marrëdhëniet tona me ushqimin janë komplekse dhe kur jemi në stres, rutinat ushqimore mund të ndryshojnë.

Kështu, tek disa njerëz stresi i shtyn ata të hanë më shumë, për të tjerët më pak. Nuk ka ndonjë dietë specifike se si t’i qëndrojmë stresit larg, por ka disa ushqime që mund ta ndryshojnë reagimin tuaj ndaj stresit.

Kështu, karbohidratet (makaronat, buka), janë një klasë ushqimesh që ndikojnë në mënyrë indirekte në nivelet e serotoninës (substancë që rregullon mirëqenien, qetësinë, durimin etj).

Kur konsumoni karbohidrate, trupi prodhon insulinë, e cila prodhon në tru një substancë të quajtur triptofan dhe është pikërisht kjo substancë e cila prodhon serotoninën.

Ushqimet që përmbajnë Omega 3 ndihmojnë të jeni në humor dhe të luftoni depresionin

Ushqimet e pasura me omega 3 gjenden te salmoni, sardelja, skumbria, produktet e qumështit etj.

Këto yndyrna janë pjesë e rëndësishme e nervave dhe qelizave të trurit, të  cilat janë një komponent kyç në zhvillimin e trurit. Njerëzit të cilët kanë mungesë të Omega 3 në dietën e tyre, rrezikojnë të vuajnë nga depresioni.

Ushqyerja ndikon në përgjumje

Ushqimet proteinike, si gjeli i detit, ndihmojnë në përmirësimin e vigjilencës dhe mprehtësisë mendore. Kështu, proteinat duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore, në mënyrë që të mos ndjeheni të përgjumur dhe të jeni sa më vigjilent. Por, duhet të keni kujdes me ushqimet me shumë yndyrë, sepse ato kanë tendencën t’ju bëjnë të ndiheni më të lodhur.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse hani një qershi me një krimb të fshehur brenda?

Ushqimi ndikon në funksionimin tuaj

Që ju të jeni aktivë gjatë gjithë ditës, s’duhet ta lini stomakun asnjëherë bosh në mënyrë që ai të funksionojë mirë dhe kequshqyerja të mos ndikojë në gjendjen tuaj shpirtërore. Ushqehuni çdo 2-3 orë.

Disa prej ushqimeve që janë të mira për lëshimin e serotoninës janë: buka, drithërat, makaronat, patatet, orizi, kokoshkat

Por jo të gjitha karbohidratet kryejnë këtë funksion. Për shembull, frutat, për shkak të fruktozës që kanë, prodhojnë shumë insulinë dhe kjo e bën procesin më të ngadalshëm për të rritur serotoninën.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV