25 vjet histori, 25 konkurrente për kurorën e “Miss Shqipëria”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë vit “Deliart Association” është ndalur aty ku e nisi 25 vjet më parë historinë e të vetmit konkurs bukurie në Shqipëri.

Mbrëmjen e 8 korrikut Tirana do të mirëpresë garën e këtij viti, që natyrshëm është konceptuar në një mbrëmje që e tejkalon një konkurs të thjeshtë bukurie.

Një spektakël që garanton shumë surpriza, në një nga zonat më “in” të momentit, në sheshin Italia.

Me prezantimin e Hygerta Sakos, mbrëmja e kësaj të shtune, përveç 25 bukurosheve të këtij viti do të ngjisë në skenë edhe artistë të jashtëzakonshëm, të ftuar specialë si Stresi, Nrg Band, Adelina Tahiri, Ciljeta, West Side Family, Armaldo Kllogjeri, Endri dhe Stefi, Orgesa Zaimi, Kastro Zizo, Stine dhe artiste te rinj si Koko Antonel apo Giacomo Merlo, të cilët premtojnë një mbrëmje për të mos u harruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa juria profesioniste e përbërë nga figura të fushave të ndryshme, Arta Dade, Aldona Elezi , Inis Gjoni, Kastriot Caushi, Altin Hazizaj, Gent Shkullaku, Zana Guxholli, Ciljeta, Drita Ziri dhe Niko Komani do të votojnë për Mbretëreshën e këtij viti.

Një event spektakolar në zemer të Tiranës, 25 vajza që konkurojnë për titullin më prestigjoz të bukurisë në Shqipëri dhe një spektakël që premton emocione.

Kush do të jetë mbreteresha e 25-të e “Miss Shqipëria”?

Të fundit

Planet bërthamore të Iranit: Të ndaluara apo thjesht të ngadalësuara?

Sulmi izraelit në kompleksin e pasurimit bërthamor në Fordow, veprim ky i bërë në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,...

Kutitë u hapën, pushime të mbara!

Nga Skënder Minxhozi Ashtu siç pritej saga e hapjes së kutive dëshmoi edhe një herë tjetër, nëse ka qenë nevoja për diçka të tillë, se...

Prezantohet droni më i madh autonom me energji diellore/Fluturon pa pilot deri në 90 ditë

Skydweller Aero po zhvillon një flotë të aeroplanëve më të mëdhenj autonomë në botë, pa pilot dhe me energji diellore, që synojnë të realizojnë...

Ivanka Trump: Në Sazan do të ndërtojmë resortin ideal!

Prestigjiozja “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull ishullit shqiptar të Sazanit, pasi këtu do të investohet nga Jared Kushner, ky dhëndri i Presidentit...

Shqipëria që meritojmë dhe Lezha që duam!

Ulsi Manja “Një model i qeverisjes që flet me vepra, jo me premtime.” Në zemër të kësaj vere të nxehtë, një ndjesi e re po mbush...

Lajme të tjera

Web TV