Artan Hoxha: Mos u besoni gazetarëve dhe analistëve që lëvizin me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka përmendur në Newsroom një nga problematikat që penalizon reporterët në punën e tyre. Hoxha tha se kur shikon një reporter që drejton një automjet luksoz që tejkalon të ardhurat e tij, atëherë ai nuk mund të konsiderohet më një gazetar. Të njëjtën gjë shtoi dhe për drejtorët.

Sipas gazetarit Hoxha, nëse një drejtues i një medieje apo një efektiv policie jeton në vilë luksoze dhe mban në dorë ora të markave të shtrenjta, tregon se ai është rreshtuar në krahun e tyre që duhet të luftojë. Hoxha tha gjithashtu se edhe publiku e bën dallimin mes një reporteri me katër xhaketa në total dhe një analisti që bie në sy nga kostumi i kashmirit.

“Një pjesë e mirë e elementëve që na penalizojnë ne në punën tonë varet ekskluzivisht nga karakteri i reporterit, nga pasioni që ka për punën…Nëse takon në rrugë reporterë që dalin me Range Rover, ai nuk është më pastaj reporter. Pra nëse ti takon një drejtor televizioni që të vjen me makinë 150 mijë euro. Më fal..por unë kam qenë me atë dikur me golf sintetik.

Dhe kur ti papritmas shikon që ai është me një vilë që bën 3 mln euro në një vend dhe ka një vilë tjetër në plazh që bën 1.5 mln euro, atëherë më fal por këtu ndryshon krejt historia, nuk ndodh kjo. Në botë kjo ndodh në këto vendet gjysmë-demokraci, ne duhet t’i ndajmë gjërat. T’ja bëjmë të qartë publikut.

Publiku besoj i dallon se kur sheh një gazetar atje, ose një reporter që del në televizion dhe ka nja 4 xhaketa, duhet ta dijë se është më afër të vërtetës sesi ai analisti që del me kostumin prej kashmiri dhe ai që ka orën nja 30 mijë euro. Edhe ai polici, nëse e sheh me makinë private Range Rover ose me orë të shtrenjtë, ai anon tek ata që duhet të luftojë sesa ata që duhet të mbrojë,”- tha Hoxha.

Të fundit

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

“Peshqit e kuq”, ja si infiltrohen agjentët ukrainas në Rusi

Ndërsa vëmendja botërore gjatë tre viteve e gjysmë të fundit është përqendruar në vijat e frontit lindor dhe jugor të luftës Rusi-Ukrainë, një konflikt...

Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV