“Ndërpresin vëmendjen nga mësimi”/ Shteti i BE vendos të ndalojë celularët në shkolla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria holandeze vendosi në mbledhjen e fundit të saj që të ndalojë nxënësit të mbajnë pajisje elektronike, përfshirë dhe telefonat celularë në shkolla, me arsyen e vetme që të mos ndërpresin procesin mësimor.

Kjo iniciativë u bë e mundur falë bashkëpunimit me shkollat dhe hyn në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.

Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit me nevoja të veçanta shëndetësore dhe në rastet e orëve të mësimit kur do të diskutohet për aftësitë teknologjike dhe digjitale.
“Ndonëse telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme dhe e rëndësishme e jetës sonë, ata nuk e kanë vendin në klasë.

Nxënësit do të duhet të fokusohen te mësimet për të nxënë sa më shumë.

Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se telefonat e ndërpresin vëmendjen nga mësimi”, tha mes të tjerash ministri i Arsimit, Robbert Dijkgraaf.

Të fundit

India më shumë se dyfishoi blerjet e saj të diamanteve nga Rusia

Në mars, India më shumë se dyfishoi blerjen vjetore të diamanteve nga Rusia, sipas të dhënave nga Ministria indiane...

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mali i Çajupit, ku sipas tij, bëhen bashkë trans-humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën...

Shpërthen vullkani Ibu, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

Banorët e shtatë fshatrave u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera në Indonezi. Autoritetet rekomanduan evakuimin e të gjithë...

Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber

Hailey Bieber po ndan me ndjekësit e saj në Instagram detajet se sip o shkon shtatzënia e saj e parë. Ajo dhe bashkëshorti i...

Maqedonia e Veriut në rivotime, data se kur zgjedhësit do i drejtohen kutive të votimit

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i...

Lajme të tjera

Web TV