“Kemi nisur mocion mosbesimi”/ Haradinaj: Kurti po rrezikon ekzistencën e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është treguar i ashpër në deklaratat e tij drejtuar kryeministrit Albin Kurti. Në një deklaratë për media, Haradinaj ka akuzuar Kurtin se po rrezikon ekzistencën e Kosovës si dhe marrëdhëniet me aleatët.

“Kurti dhe Qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tanë. Duke parë këtë drejtim, kemi iniciuar mocion mosbesimi për qeverinë Kurti. Sot diskutuam edhe forma dhe veprime tjera potenciale për tu përballur me Kurtin, me qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht vendosëm edhe krijimin e disa strukturave për t’u përballur me atë qe po vjen dhe situatat rajonale. Nuk do t’i japim krejt detajet”, tha Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se është diskutuar si mundësi edhe krijimi i një qeverie të “unitetit kombëtar”, që do të përfshinte të gjitha partitë politike, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke shmangur kështu kalimin e menjëhershëm në zgjedhje.

“Është e pakuptimtë me u sjell normal në parlament, pra të vazhdojmë me agjendë të zakonshme. Kohë më përpara kemi thënë se nuk është kohë e zakonshme, nuk është situatë e zakonshme, nuk mund të sillemi zakonshëm. Do të bashkëpunojmë me opozitën për qëndrimet tona në parlament, do të jemi bashkë, nuk do të ndahemi nga partitë tjera në një bojkot në parlament, por njëkohësisht në mundësinë e protestave dhe zhvillimeve tjera, pra ne veç kemi krijuar strukturat tona të brendshme për t’iu përgjigjur situatave dhe rrethanave që vijnë”, tha Haradinaj.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV