Çmimet e larta të bulmetit, qumështi serb dhe italian po mbyt tregun shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak qumësht vendi, me çmime shumë të shtrenjta, por një numër në rritje paketimesh me qumësht serb apo italian.

Raftet e supermarketeve shqiptare po pushtohen nga importi, teksa sektori i prodhimit dhe përpunimit të qumështit po përballet me një krizë të vërtetë.

Vitin e shkuar, prodhimi vendas i qumështit të lopës ra në nivelin më të ulët historik, për sa kohë që INSTAT mban të dhëna për këtë produkt, në vetëm 824 mijë tonë.

Nga ana tjetër, në vetëm 5 muajt e parë të vitit, vendi importoi 5.7 milionë litra qumësht.

INSTAT e rendit qumështit si produktin kryesor të shtrenjtuar në vend me gati 50%, ndërsa llogarit edhe një rritje me gati 20-30% tek bulmetet.

Industria e sheh problemin kryesor dhe shkakun për paaftësinë për të konkurruar produktet serbe e italiane tek skema e subvencioneve, që nuk favorizon prodhimin apo formalizimin, me së paku 86% të tregut në të zezë, raporton A2.

Në total, midis qumështit, djathit, gjalpit dhe produkteve të tjera të kësaj kategorie, Shqipëria importoi plot 24 milionë euro mallra për periudhën janar-maj 2023.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV