Kush përdor fjalët “Të dua” apo “Dashuria ime” do ekzekutohet/ Urdhri i ri i Kim Jong Un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong- un ka ndaluar disa fjalë që shprehin afrimitet dhe initmitet mes njerëzve. Kushdo që përdor terminologji ose fjalor që sugjeron ndonjë lidhje me Korenë e Jugut rrezikon dënime të rënda.

Ligji për Mbrojtjen e Gjuhës Kulturore të Phenianit përcakton se kushdo që përdor një fjalor të Koresë së Jugut do të përballet me dënime që variojnë nga puna e detyruar në kampet e punës deri te ekzekutimi.

Zhargoni i Koresë së Jugut dënohet nga Kim Jong Un. Qytetarëve u ndalohet të përdorin fjalë si ‘jagiya’ që do të thotë ‘e dashur’. Bashkëshortët duhet të përdorin “dongji” që do të thotë “shoqërues”.

Sipas një raporti, përdorimi i fjalës “Të dua” është gjithashtu një tregues se koreano-veriorët shikojnë filma të Koresë së Jugut dhe për këtë arsye është i dënueshëm.

Gjithashtu, koreano-veriorëve u thuhet gjithashtu që të shmangin fjalët si “paesyeon” (“modë”), “heeoseutali” (“frizurë”) dhe “waipeu” (“grua”), shkruajnë mediat e huaja.

Dhjetorin e kaluar, dy adoleshentë u dërguan në skuadrën e pushkatimit për të parë filma koreano-jugorë dhe amerikanë, të cilët regjimi i Kim i përshkruan si “satanik”. Ekzekutimi i dy adoleshentëve, të cilët u takuan në shkollë, u bë përballë një turme.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV