“Putin, Haga ju pret”, ja pankarta në ndërtesën ku po zhvillohet Samiti i NATO-s (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot po mbahet dita e parë e samitit të NATO-s,ku fokusi do të jetë lufta në Ukrainë. Ndërkohë masat për samitit janë drakoniane, pasi Vilnius, ku po zhvillohet takimi, është vetëm 32 kilometra nga Bjellorusia, aleati i afërt i Rusisë.

Gjithsej 16 anëtarë të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut kanë dërguar rreth një mijë trupa. Përveç kësaj, shumë vende kanë dërguar sisteme ajrore të avancuara që vendet baltike nuk i kanë.

Si pjesë e samitit, për arsye sigurie, Gjermania vendosi 12 raketa Patriot ,të afta për të rrëzuar raketa balistike ose avionë luftarakë.

Përveç kësaj, Polonia dhe Gjermania kanë dërguar forca speciale të mbështetura nga helikopterë, ndërsa vendet e tjera po dërgojnë pajisje kundër sulmeve të mundshme kimike, biologjike dhe bërthamore.

Ndërkohë jashtë një ndërtesë ku po mbahet samiti i NATO-s, është vendosur një pankartë në të cilët shkruhet: “Putin, Haga ju pret”.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV