Reece James refuzon çdo ofertë, mbrojtësi anglez ëndërron të bëhet kapiteni i Chelsea

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea po kalon një revolucion gjatë merkatos së verës, me shumë lojtarë të cilët janë larguar nga skuadra dhe shumë të tjerë të cilët janë bërë gati të largohen.

Por, në Londër jo të gjithë lojtarët mendojnë të largohen nga Chelsea, pasi ka edhe nga ata të cilët janë “të dashuruar” me fanellën dhe duan të shkruajnë historinë me “Blutë”.

Po flasim për Reece James, mbrojtës i djathtë, i cili në këtë merkato ka pasur ofertë edhe nga Real Madrid, por ai e ka refuzuar duke shprehur hapur dëshirën për të qëndruar te Chelsea.

Për 23-vjeçarin ka pasur gjithashtu interes nga disa klube angleze, që nuk janë bërë me dije, por lojtari I ka refuzuar të gjitha dhe së fundmi, klubi londinez ka deklaruar se nuk do të marrë parasysh asnjë ofertë në drejtim te James, pasi ky është vendimi I tij.

James dëshiron jo vetëm të shkruajë historinë me Chelsea-n, por edhe të bëhet kapiten i “bluve”, ndërsa është bërë gati për sezonin e ri, ndonëse edicionin e kaluar vuajti nga dëmtimet dhe zhvilloi vetëm 16 ndeshje në Premier League.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV