De Laurentiis zbulon shifrën stratosferike: “Vetëm PSG mund të transferojë Osimhenin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka ftuar Paris Saint-Germain të bëjë ofertë zyrtare për blerjen e sulmuesit Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian pritet të qëndrojë në Napoli edhe për sezonin e ri, pasi klube si Bayern Munich dhe Manchester United nuk duken të gatshme të paguajnë shifra të çmendura.

Megjithatë, presidenti i Napolit, De Laurentiis ka thënë se PSG mund ta blejë Osimhen, por vetëm nëse nis një ofertë stratosferike 200 milionë euro.

“I vetmi klub që mund të përballojë të na largojë Osimhen është Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht De Laurentiis.

“Pra, nëse Nasser Al-Khelaifi dëshiron të nxjerrë 200 milionë apo më shumë, atëherë ne do të presim dhe do të vlerësojmë”, përfundoi italiani.

Nga ana e tij, Osimhen ka deklaruar se është i lumtur që do të mbetet me Napolin këtë sezon.

Të fundit

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk,...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Lajme të tjera

Web TV