Shqipëria, e pesta në Europë për rënien më të lartë të popullsisë që nga vitet ’90

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria renditet ndër shtetet që kanë humbur më shumë popullsi që pas viteve ’90, kur filluan dhe ndryshimet e vrullshme politike, ekonomike e demografike. Eurostat ka publikuar në ditën e popullsisë të dhëna për ecurinë e popullsisë së shteteve të Europës.

Në vitin 2023, në krahasim me vitin 1990, popullsia në Shqipëri është reduktuar me 15.1%, duke zbritur në 2,761,785 banorë, nga 3,254,541 që ishte përpara se të fillonte cikli i emigracionit dhe plakja graduale e popullsisë

Me këto ritme, Shqipëria renditet e pesta në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik) për ritmet e larta të reduktimit të banorëve të saj.

I pari në Europë është Bullgaria, që ka parë një rënie të popullsisë me 26.4%, që nga 1990-a, e ndjekur nga Bosnjë Hercegovina, me 22.4%. Bosnja kishte një rënie të ndjeshme në vitet e para të ’90, si rrjedhojë e konflikteve rajonale. E treta është Kroacia, me rënie 17.9% dhe e katërta Rumania me 17.9% tkurrje.

Ndryshe nga Europa Lindore, ajo perëndimore e ka rritur popullsisë, pasi ka qenë pritëse e emigrantëve që kanë ardhur nga vendet e Lindjes. Në Bashkimin Europian me 27 anëtarë, popullsia është rritur me 7.3% që nga viti 1990. Në Shqipëri, emigracioni dhe plakja graduale e popullsisë kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar tendencën tkurrëse.

Në 2023 popullsia e BE-së rritet sërish pas dy vitesh rënie

Sipas Eurostat, pas një rënie të popullsisë në 2020 dhe 2021, për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19, popullsia e BE-së u rrit në 2022, nga 446.7 milionë në 1 janar 2022, në 448.4 milionë më 1 janar 2023.

Ndryshimi natyror negativ (më shumë vdekje se lindje), u tejkalua nga emigrimi neto pozitiv. Rritja e vëzhguar e popullsisë, mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve të emigrantëve pas COVID-19 dhe fluksit masiv të personave të zhvendosur nga Ukraina, që morën statusin e mbrojtjes së përkohshme në vendet e BE-së, si pasojë e pushtimit rus në shkurt 2022.

Lexo edhe :  Kërcënim për votën në rrjete sociale, qytetari kallëzon në polici nënkryetarin

Popullsia e BE-së u rrit nga 354.5 milionë në 1960, në 448.4 milionë më 1 janar 2023, një rritje prej 93.9 milion njerëz. Shkalla e rritjes së popullsisë, është ngadalësuar gradualisht në dekadat e fundit: për shembull, popullsia e BE-së u rrit mesatarisht me rreth 0.8 milionë persona në vit, gjatë periudhës 2005-2022, krahasuar me një rritje mesatare prej rreth 3.0 milionë persona në vit, gjatë viteve ’60.

Ndërsa, popullsia e BE-së ra shpejt në vitin 2020, me rreth gjysmë milioni persona, dhe në vitin 2021 me pothuajse 0.3 milion persona, për shkak të pandemisë COVID-19, shifrat e reja tregojnë se ajo ka filluar të rritet.

Popullsia e vendeve individuale të BE-së më 1 janar 2023, varionte nga 0,5 milionë në Maltë, në 84,4 milionë në Gjermani. Gjermania, Franca dhe Italia së bashku, përbënin pothuajse gjysmën (47%) e popullsisë totale të BE-së, më 1 janar 2023.

Ndërsa popullsia e përgjithshme e BE-së u rrit në vitin 2022, rritje e popullsisë nuk u vërejt në çdo shtet anëtar.

Në total, shtatë vende regjistruan rënie të popullsisë, midis 1 janarit 2022 dhe 2023, me rënien më të madhe të raportuar në Itali (-179 419 persona), dhe më të voglën në Sllovaki (-5 920).

Rritje e popullsisë u vu re në 20 vendet e tjera, ku rritja më e madhe ishte në Gjermani (1 121 721) dhe më e vogla në Letoni (7 251). /Monitor

Të fundit

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Formula 1, makina shpërbëhet si të ishte prej kartoni

Provat zyrtare në Çmimin e Madh të San Marinos në Formula 1 kanë regjistruar disa momente antkhi në tribuna,...

Tornado dhe stuhi të fuqishme godasin SHBA/16 viktima dhe mbi 700 mijë banesa pa energji

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive të fuqishme që përfshinë pjesën qëndrore të Shteteve të Bashkuara nga...

‘SPAK kontrolloi disa lokale para zgjedhjeve’/Kandidati socialist në ‘telashe’nga hetimet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka dhënë një analizë të thelluar mbi zgjedhjet e fundit, duke theksuar se procesi nuk...

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo vetëm ankth e pasiguri mes...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lajme të tjera

Web TV