Hamilton provokon Verstappen: “Dominimi në mënyrë të theksuar nuk është mirë për sportin“

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mercedes provoi në këtë sezon të ngushtonte diferencën me RedBull-in e Max Verstappen dhe në fakt në disa gara Lewis Hamilton ka mundur të ngjitet në podium. Por, skuadra gjermane dhe piloti britanik nuk kanë mundur ta vendosin në vështirësi dy herë Kampionin e Botës dhe së fundmi, 37-vjeçari rikthehet të flasë për rregullat e Formula 1.

Hamilton thekson se nuk është bukur kur dikush fiton me gjysmë sekondi diferencë nga ndjekësit, madje merr si shembull edhe kohën kur ai vetë fitonte duke dominuar në pistë. Shtatë herë Kampioni i Botës, shprehet se garat janë të lidhura ngushtësisht me konkurrencën dhe kur kjo e fundit mungon atëherë bie edhe interesi i tifozëve.

“Kur dikush dominon në mënyrë të theksuar nuk është mirë për sportin, këtë diskutim kemi kohë që e flasim. E mbaj mend që flitej shumë edhe në kohën time kur unë fitoja garat. Më kujtohet që kam pasur në disa raste një rivalitet të bukur me Ferrarin dhe nuk ishte e lehtë për mua. Kjo ishte shumë më mirë se sa kur fitoja pa pasur konkurrencë. Sigurisht që çdokush e dëshiron fitoren, por kur je i shkëputur gjysmë sekondi nga makina që të ndjek nuk të shijon shumë.

Sporti është i ndërtuar mbi konkurrencën. E di që rregullat në lidhje me buxhetin ndryshuan, por nuk kanë dhënë efekt. Ndaj, mendoj se duhet të vazhdojmë të flasim për të përmirësuar edhe më tej këtë sport sepse mendoj se kjo situatë nuk është më e mira për tifozët. Jam kundër një dominimi që zgjat me vite sepse sporti duhet të ketë gjithnjë emocione.

Të them të drejtën, mendoj se askush nuk i pëlqen koha kur unë kam dominuar, koha kur Schumacher ka dominuar, koha kur Vettel ka dominuar apo edhe koha tashmë që dominon Verstappen. RedBull-i aktualisht është shumë përpara të tjerëve dhe mund të dominojë për tre vitet e ardhshme.

Lexo edhe :  MAFIA futet në futbollin italian!/ Si janë të lidhur lojtarët dhe drejtuesit e ekipeve

Sigurisht kjo është diçka që mund t’i pëlqejë fansave të Verstappen apo vetë Verstappen, por nuk është e mirë për sportin. Duhet të flasim dhe të mendojmë si ta përmirësojmë këtë sport dhe të kemi më shumë duele në pistë”, u shpreh Hamilton.

Të fundit

Sherr masiv me sende të forta në Lundër të Tiranës, raportohet një person i lënduar

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës,...

Shehaj i kthen përgjigje Nokës: S’ka punuar një ditë, por ka makinë më të shtrenjtë se unë

Në një takim në kryeqytet, Agron Shehaj i ka kthyer përgjigje deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka, duke e akuzuar se është...

Berisha: Grant 30 mijë që të rinjtë të blejnë shtëpi, nuk ka të ardhme pa ta

Kreu i PD, Sali Berisha, nga njësia 4 në Tiranë, ku prezantoi programin e PD, tha se do të bëjë gjithçka që të kthejë...

Rama, me të rinjtë e Shkodrës: Me Benet Becin qëlluat në kokë! Gjetëm njeriun e duhur

Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë shkodranë, pak minuta pas fjalimit që mbajti në pallatin e sportit para grave dhe vajzave...

Albulena Haxhiu nuk heq dorë: Nëse nuk votohet kryetari i Kuvendit, zgjedhje të reja!

Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të radhës për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës. Deputetja e Vetëvendosjes duket se nuk ka ndërmend të...

Lajme të tjera

Web TV