Shmangini këta 5 lloje njerëzish, po ju “helmojnë” jetën nga pak çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo të gjithë njerëzit vijnë në jetën tonë si burim paqeje dhe gëzimi. Në fakt , disa do tentojnë të mbjellin në jetën tonë të kundërtën e kësaj. Ata nuk do të sjellin asgjë tjetër përveç toksicitetit në jetën tuaj dhe do t’ju bëjnë të vini në dyshim veten tuaj. Pjesa më e keqe është se shpesh nuk e kupton dot se sa toksike janë njerëzit deri sa ata arrijnë t’ju “helmojnë”. Më poshtë do t’ju njohim me 5 llojet e njerëzve që duhet të shangni nëse doni të jetoni të qetë.

1.Njerëzit xhelozë nuk janë të mirë për ty

Ti duhet të shohësh punën tënde dhe gjërat e tua personale, ti je i vetmi që ke njohuritë, të drejtën dhe aftësinë për të bërë më të mirën për jetën tënde. E njëjta gjë është e vërtetë për këdo që ti njeh. Nëse vëren se dikush neglizhon nevojat e veta apo keqmenaxhon burimet e veta, kryesisht sepse janë shumë të interesuar në punët e tua, duhet ta largosh. Ata po i largohen gjithnjë e më shumë shtegut të tyre, dhe duke qenë se instikti i rënies është që të kapesh pas kujtdo që të mundesh për të shpëtuar, duhet të sigurohesh që nuk do kapen pas teje.

2. Cilindo që bën thashetheme

Këta tipa janë thjeshtë të tmerrshëm për t’i patur pranë. Në një farë kuptimi, ka një ndjesi superioriteti që mund ta gjesh tek të bërit thashetheme. Askush nuk është njeri më i mirë pasi ekzagjeron punët e të tjerëve, kur këta nuk ndodhen aty për të mbrojtur emrin apo imazhin e tyre. Mos u jep pas varësisë së sëmurë të përhapjes së thashethemeve.

3. Njerëzit që nuk pushojnë së ankuari për të shpëtuar jetën e tyre

Vënia e theksit tek elementët e pafavorshëm në një situatë të keqe, është e mërzitshme dhe nuk të ndihmon të zgjidhësh asgjë. Personi që ankohet më shumë është zakonisht më pak produktivi. Në fakt ka kuptim, ata nuk kanë shumë për të ofruar dhe e gjithë energjia dhe përpjekjet e tyre i kushtohen për t’u kujtuar atyre që janë aq budallenj sa t’i dëgjojnë, se gjërat janë keq e më keq. Jeta ka një sasi të shëndetshme pengesash dhe sfidash, të cilat ndërtojnë karakterin. Ky lloj personi është zakonisht shumë i varur, jo me vullnet të fortë dhe rrallëherë kompetent. Këta lloj tipash varen nga të tjerët për mbijetesën e tyre, dhe nuk kanë as qëllime e as mjete për ta bërë të vlejë kohën dhe durimin që shpenzohet për ta.

Lexo edhe :  Egli Tako reagon për herë të parë pas daljes nga “Big Brother”

4. Personin që refuzon përgjegjësinë dhe fajëson të tjerët

Ky lloj tipi jo vetëm do të të harxhojë kohën, do të shkaktojë dhe zmadhojë konflikte, do të të bëjë dëm në jetën personale, do të të ngadalësojë rritjen tënde dhe kufizojë diversitetin e eksperiencave të tua; ai ka edhe një potencial serioz për të të futur në shumë telashe. Një person që beson se mund t’i shpëtojë pasojave të veprimeve të veta, gënjen veten. Një prej faktorëve kryesorë në jetën e tyre është që të flijojnë këdo që të munden. A do vërtetë të ndëshkohesh prej papërgjegjshmërisë së një tjetri?

5. Manipulatorin

Ky lloj personaliteti është më i keq dhe zakonisht më i vështiri për të bërë diçka në lidhje me të. Ai gënjen, bën hile, bën skema, kërcënon dhe çdo gjë që e sheh të nevojshme për të realizuar planin e fshehtë. Këta lloj tipash kalojnë pa u vënë re për një kohë të gjatë, para se të integrohen në jetën tënde në një mënyrë apo një tjetër. Për t’i larguar duhet vullnet i fortë dhe durim. Një farë ndihme nga miqtë do të ishte bekim. Cdo gënjeshtar, manipulator e përdor izolimin në avantazhin e vet. Ata përpiqen të të zënë në kurth, duke të bërë sa më të varur prej tyre që të munden. Përpiqu të kesh sa më shumë njerëz përreth. Sa më shumë sy që ta shohin situatën, aq më pak sukses do të kenë në planet e tyre.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja emrat e PS në Gjirokastër

CNA ka zbardhur të tjerë emra që pritet të garojnë në zgjedhjet e 11 majit nga kampi socialist. Për qarkun...

Niveli alarmant i zhurmës në Tiranë, raporti i Co-PLAN tregon zonat më problematike

Nivelet e zhurmës janë problematike në disa zona me trafik të lartë dhe aktivitet ekonomik intensiv, teksa zonat më të ndikuara përfshijnë “Pazarin e...

Ardhja e pranverës, mjekja psikiatre tregon ndikimin tek njerëzit dhe zbërthen mitet

Gjatë një interviste në emisionin Health O’Clock në Euronews Albania, mjekja psikiatre Arjana Rreli foli mbi ndryshimet emocionale që sjell stina e pranverës, duke sqaruar dhe...

A do të ketë bonus shtesë për pensionistët/ Si mund të rriten pensionet e ardhshme

Në një kohë kur shumë pensionistë përballen me sfida të mëdha financiare për shkak të inflacionit dhe rritjes së kostos së jetesës, rritja e...

“Sa shumë keni vjedhur”/Rama u përgjigjet komentuesve: E kuptoj që nuk del dot nga këneta

Sikundër e ka kthyer tashmë në ‘traditë’, kryeministri Edi Rama vijon komunikimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur komenteve të...

Lajme të tjera

Web TV