“Është e pandershme”, ky është momenti i vetëm kur Aurela Gaçe është gati të dorëzohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo është pa diskutim një nga artistet më të dashura në vend, një kameleon i vërtetë i skenës shqiptare që i ka dhuruar aq shumë publikut gjatë karrierës, por jo gjithmonë gjërat për të janë të lehta. Aurela Gaçe është rrëfyer si rrallëherë në një intervistë të ndjerë ku ka treguar se shpeshherë ka menduar të tërhiqet nga pasoni i saj për muzikën. E ftuar në ‘Më prit në fundjavë’, artistja tha se në tregun muzikor ka shumë këngëtarë të rinj që mbulohen me xixa dhe marketing, dhe kjo e ka bërë atë shpesh të ndihet e dorëzuar.

“Durimin e kam më të kalitur se më parë, është ndryshimi i kohës që herë pas here më vjen të dorëzohem, ndjej që është një garë e pandershme. Është e mbuluar me shumë xixa, marketing ai që nuk e ka fuqinë e parasë ndihet i dorëzuar. Ndonjëherë e mendoj ta lë, por kur dal në publik e kuptoj që kjo është mbushja ime. Them ‘O zot, asnjëherë nuk e lë’. E kam të vështirë ta shoh veten larg skenës, më duket sikur do mohoj veten time. Në këtë vend u bëra, më dha dashuri, jam mirënjohëse ndaj atyre që më kanë duartrokitur.”- tha ajo.

E pyetur nëse është e vështirë për të qenë gjithmonë në treg, Aurela tha: “Është shumë vështirë për të qenë brenda kohës, ke disa ndjesi të tuat që mund të të quajnë dhe old school, apo e prapambetur. Pasioni nuk zhduket, unë duhet ta vë inteligjencën në punë dhe shpirtin tima ta vë në shërbim të pasonit, duke mos humbur dhe ata që më kanë dashur por dhe duke bërë fansa të rinj. Brezit të ri nuk ja merr do zemrën me këngën ‘Nata’ ndaj duhet të gjesh lidhje të reja me publikun e ri.

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV