VIDEO/ Inter Miami prezanton përpara tifozëve Lionel Messin dhe Sergio Busqets

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inter Miami ka prezantuar para tifozëve të tyre Lionel Messin dhe Sergio Busquets.

Legjendat e Barcelonës iu bashkuan klubit nga MLS si lojtar të lirë, duke bërë kështu hapat e fundit në karrierën e tyre.

“Jam i emocionuar që do të nis një hap të ri në karrierën time me Inter Miamin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, deklaroi fillimisht shtatë herë fituesi i Topit të Artë.

“Kjo është një mundësi fantastike dhe së bashku do të vazhdojmë ta ndërtojmë këtë projekt të bukur”.

“Ideja është që të punojmë së bashku që t’i arrijmë objektivat që ia kemi vendosur vetes. Jam mjaft i uritur për të filluar për të ndihmuar dhe për ta dhënë kontributin në shtëpinë time të re”, ka shtuar më tej Messi.

Në anën tjetër, Busquets ka thënë se ai është tejet i lumtur për këtë mundësi që të luajë sërish me argjentinasin, ndërsa do synojnë që të ngjisin klubin në nivelin më të lartë.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV