Ndryshon zyrtarisht formati i Superiores, miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar vendimin për ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”, që do të hyjë në fuqi duke nisur që nga ky sezon 2023-2024.

Vendimit për ndryshimin e formatit i paraprinë disa raunde diskutimesh dhe konsultash mes përfaqësuesve të FSHF-së, drejtuesve dhe presidentëve të klubeve të kampionatit elitar gjatë ditëve të kaluara, ku u propozuan disa variante të ndryshme dhe në fund u ra dakord për formatin që u kalua për shqyrtim në Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së.

Ndryshimi i skemës së kampionatit ka si synim për të afruar më shumë spektatorë në shkallët e stadiumeve, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar apo edhe për t’u dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv në fundin e kampionatit. Gjithashtu, synohet që ky ndryshim të sjellë edhe më shumë të ardhura për klubet shqiptare në përfundim të sezonit.

Sipas skemës së re, kampionati “Abissnet Superiore 2023-2024” do të ketë katër faza dhe në përfundim të javës së 36-të ekipet e renditura në 4 vendet e para do të përballen në një fazë play-off. Kjo fazë do të quhet “Final 4” dhe ekipi fitues do të shpallet skuadra që grumbullon më shumë pikë në këto tre ndeshje. Të katër ekipet e nisin “Final 4” me 0 pikё, ndërsa ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës sipas skemës së mëposhtme:

Java 37  Java 38   Java 39

1-4            3-1           1-2

2-3           4-2           3-4

Rregullat e klasifikimit – Nëse dy ose më shumë ekipe kanë pikë të barabarta në fund të “Final 4”, atëherë renditja e tyre do të bazohet në klasifikimin përfundimtar të 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Ekipi fitues i play-off “Final 4” do të shpallet kampion i “Abissnet Superiore” dhe do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, ndërsa 2 ekipet e tjera të renditura më mirë do të marrin pjesë në UEFA Conference League.

Lexo edhe :  Ideja e re: Kupa e Botës për Klube një herë në dy vjet dhe me 48 ekipe

Në rastet kur ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është i renditur në 3 vendet e para të play-off “Final 4”, e drejta për të marrë pjesë në UEFA Conference League do t’i takojë vendit të 4-t të renditur në play-off “Final 4”.

Sa i përket fundit të renditjes nuk ka ndryshime, teksa vendi i 9-të dhe i 10-të bien automatikisht në Kategorinë e Parë, kurse skuadra e vendit të 8-të do të zhvillojë një finale me fituesin e play-off të Kategorisë së Parë.

Komiteti Ekzekutiv ka miratuar ndryshimin e formatit të Abissnet Superiore përmes një vendimi që hyn në fuqi menjëherë dhe do të zbatohet që nga ky sezon që pritet të nisë.

Të fundit

Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë,...

43 p.e.s. – Ngjitja e Oktavianit në pushtet, detyroi Senatin romak ta shpallte Konsull

Pas vrasjes së Julius Caesar-it më 44 p.e.s., Roma u fut në kaos politik. Trashëgimtari i tij i birësuar, Gaius Julius Caesar Octavianus, vetëm...

Kthjellime dhe alternime vranësirash/ Parashikimi i motit për sot, 19 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve...

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim”...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Lajme të tjera

Web TV