Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar një gazetar të njohur i cili punon për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty e financuar nga SHBA, hapi i fundit i një sërë goditjesh prej vitesh ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se Ihar Karnei, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, të hënën në atë që njihet si luftë ndaj disidencës.

Apartamenti i tij u bastis, ku policia sekuestroi telefona dhe kompjuterë, tha vajza e Karneit, Polina për Associated Press.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim lidhur me arrestimin dhe kontrollet.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë është etiketuar si ekstremiste në Bjellorusi dhe puna me të ose përhapja e përmbajtjes së saj dënohet deri në shtatë vjet burg.

Karnei ka punuar me shërbimet bjelloruse dhe ruse të REL që nga viti 2000.

Grupi më i vjetër dhe më i njohur i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Viasna, raportoi se Karnei po mbahet në qendrën e paraburgimit në Akrestina, e njohur për kushtet e vështira dhe torturimin e të burgosurve.

Sipas Viasna, as avokatët dhe as anëtarët e familjes nuk kanë mundësi aksesi në Karnei.

Gazetarët dhe aktivistët në Bjellorusi janë përballur me shtypje në shkallë të gjerë që nga votimi i gushtit 2020, proces i cili i dha një mandat të gjashtë Presidentit Alexander Lukashenko.

Pas zgjedhjeve, të cilat u refuzuan si mashtruese nga opozita dhe Perëndimi, Bjellorusia u përfshi nga protesta masive, disa prej të cilave tërhoqën më shumë se 100 mijë persona.

Autoritetet u përgjigjën me një goditje brutale. Më shumë se 35 mijë persona u arrestuan, mijëra të tjerë u rrahën nga policia ndërsa ishin në paraburgim dhe dhjetëra organizata joqeveritare dhe media të pavarura u mbyllën.

Lexo edhe :  Dështon marrëveshja në Gaza, Trump: Izraeli duhet të mbarojë punën me Hamasin

Gjithsej 36 gazetarë ndodhen aktualisht pas hekurave në Bjellorusi.

Karnei u arrestua disa herë ndërsa mbulonte protestat. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, ai ka mbetur në Bjellorusi pavarësisht nga presionet me të cilat është përballur.

Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

Të fundit

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery...

SPAK e thirri për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve/ Avokati i Metës: Jam me pushime

SPAK kishte thirrur sot edhe ish-presidentin Ilir Meta për t’i komunikuar mbylljen e hetimeve, 9 muaj pas arrestimit të tij. Meta pritej që të shkonte sot në...

“I hap derën djalit plangprishës”/ Adriana Kalaja mesazhe të koduara Berishës

Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin,...

Skema Kombëtare, AZHBR: Mbi 1400 fermerë përfitues për kultivimin e bimëve mjekësore

Mbi 1400 aplikime janë shpallur përfitues të Masës 5 të Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025: Kultivimi i bimëve mjekësore e aromatike. Agjencia...

Përse Këlliçi e teproi me Berishën?

Nga Mero Baze E pata paralajmëruar Belindin se sinqeriteti i tij i tepëruar duke u lavdëruar se bashkë me socialistët kishin arrestuar Veliajn do t’i...

Lajme të tjera

Web TV