Pas skandalit të Gjicit nisin shkarkimet në Prefekturën e Kukësit

Pas skandalit të ish-kryebashkiakut Safert Gjici në institucionet e Kukësit janë bërë shkarkime zyrtarësh dhe shkrirje të institucioneve.

Mësohet se në Prefekturën e qarkut Kukës janë bërë lëvizje të zyrtarëve drejtues.

Burime bëjnë me dije se deri tani detyrën e kreut të Prefekturës e ka mbajtur Ali Hallaçi dhe do të zëvendësohet nga Albert Halilaj.

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Ali Hallaçi, prefekt i Qarkut Kukës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Albert Halilaj emërohet prefekt i Qarkut Kukës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.