A i druhej viktima hakmarrjes?/ Lala zbardh detajet e reja: Në momentin e atentatit…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja për vrasjen në Lezhë, të 42-vjeçarit Nikolin Marku Lekstakaj. Gazetarja Klodiana Lala raporton se viktima ka qenë në shoqërinë e vëllait të tij Bledar Lekstakaj kur është qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Mendohet sipas hetuesve se kanë qenë dy ekzekutorë të cilët kanë qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit, i cili kishte ndaluar në një market ku sapo kishte blerë një pije freskuese.Po kështu mësohet se viktima bënte lëvizje të kufizuara prej kohësh, por sidomos pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, më 19 prill të këtij viti.

Dyshohet se pikërisht hakmarrja është motivi i vrasjes së sotme, që ndodhi 3 muaj pas asaj të Nikulajt. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, teksa ka ngritur postblloqe të shumë dhe po kreh zonën në kërkim të tyre.

Të fundit

Moti i keq godet sërish Italinë, përmbytje në disa rajone

Disa rajone të Italisë po përballen sërish me mot të keq, përmbytje dhe stuhi që kanë shkaktuar dëme dhe...

Bardhi i përgjigjet kritikave të Ramës për gjyqtarin Balliu

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar pas kritiklave të kryeministrit Edi Rama ndaj gjyqtarit Hazbi Balliu që sipas kreut të...

Grabitet diamanti me vlerë 25 mln dollarë në Dubai

Një nga diamantet më të rralla dhe më të vlefshme në botë, me peshë 21.25 karat, ishte në qendër të një grabitjeje kinematografike në...

Lajmi i fundit: Hungaria kërcënon Kievin zyrtar

Përveç luftës me Rusinë, Ukraina tashmë do duhet të përballet me një tjetër shqetësim që vjen nga Hungaria. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan pasi...

Klubi nga Arabia Saudite ofron 30 mln euro për yllin e Milanit

Pasi mori përgjigje ngeative nga Juventus për Manuel Locatelli, Ah-Ahli është hedhur në “sulm” për mesfushorin e Milanit, Youssouf Fofana, sipas asaj që raporton...

Lajme të tjera

Web TV