S’mjafton koronavirusi/Tërmeti shkund Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Foto Termeti

Shqipëria ndërsa është duke përjetuar situatën e rëndë nga koronavirusi, është shkundur edhe nga lëkundje tërmeti që janë regjistruar paraditen e sotme.

Lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë, vetëm dy minuta më vonë, në 10:20, ka qenë më e fortë, përkatësisht me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter.

Tërmeti ka rënë në Detin Adriatik, 44 kilometra nga Tirana. dhe 24 kilometra nga Durrësi në qytetin ku tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima.