Formacioni zyrtar i Tiranës për sfidën ndaj Dinamo Batumit, dy ndryshime te bardheblutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është gati për duelin e kthimit ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumit. Takimi i parë i raundit të parë në Conference League, përfundoi në barazim 1-1.

Regi Lushkja erdhi nga stoli dhe evitoi humbjen e bardhebluve në “Air Albania” me golin e realizuar në minutat shtesë. Ish-kapiteni i Laçit do e nisë si titullar ndeshjen e dytë, që zhvillohet në transfertë (19:00).

Duke i zënë vendin Ardit Deliut. Trajneri Orges Shehi ka bërë një tjetër ndryshim në formacion. Florian Përgjoni, i cili dhuroi asistin te goli i Lushkjes, do e nisë nga fillimi në krahun e majtë në vend të Gledi Micit.

“Duhet të jemi vigjilent e të kujdesshëm. Është ndeshje e hapur, 50/50. Ne do të luajmë shanset tona, duke qenë të vetëdijshëm që jemi në klubin më të titulluar në Shqipëri.

Motoja jonë është të futemi në fushë si të barabartë me kundërshtarin. Fiton ai që shfrytëzon më mirë rastet”, deklaroi trajneri i 26 herë kampionëve të Shqipërisë në konferencën për shtypin.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV