Frika nga elita jonë?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ben Andoni

Shqipërisë po i kërkohet me ngulm një ndryshim politik-social-ekonomik. Korrupsioni po e tregon vendin me mangësi të mëdha, kurse humbja e shpresës prej klasës politike është e materializuar me largimin masiv të shqiptarëve.

Edhe pse jemi në gjysmën e mandatit të tretë të Socialistëve, që do të thotë se na presin dhe dy vite të tjera drejtimi të tyre, e tashmja po tregon se Shqipëria ka një disnivel të madh të asaj që tregohet e përshfaqet, me atë që është në realitet.

Por, dhimbja më e madhe është se ky stad nuk po prodhon një mendim intelektual ose më mirë të themi se nuk ka hapësirë, ku një elitë kombëtare ta gjej veten e të shprehet.

Tema e një elite dhe nevojës së ndryshimit prej saj po bëhet gati ulëritëse. Megjithatë, jemi ende shumë larg. Shkolla, individët, shoqëria, mungesa e meritokracisë dhe politika i kanë vënë kazmën gjithçkaje.

Në jo pak raste, edhe Organizatat e Shoqërisë Civile, i shikon të kanalizuara sipas interesave, kurse duket se mendimi i elaboruar shkencor për t’i paraprirë zhvillimeve të vendit, mungon natyrshëm.

Akademia e Shkencave nuk i paraprin dot zhvillimeve të vendit. Ka një ngushëllim kontinental, sepse mungesa e elitës apo aktivitetit të saj, po shikohet edhe në vende, ku ka pasur shkolla mendimi, ka ende universitete potente dhe kemi ende individë të niveleve të larta.

Mbi të gjitha, elita e sotme shqiptare, ose ajo që mëton, nuk po gjen hapësirën e saj të lirisë, mënyrën sesi ta shprehë dhe ta mbrojë këtë koncept. Për më tepër nuk ndikon dot në një publik, që është indiferent. Nuk lexon. Apatik.

Kjo edhe për faktin se flirtet e elitës së sotme janë të hapura me pushtetin e sotëm socialist, kurse autokracia e pushtetit dhe përqendrimi i të gjithës nën kupolën e saj, ka asfiksuar gjithçka.

Shqetësimi rritet se ata që mund të kontribuonin, në masë kanë ikur dhe përgatiten të ikin, pavarësisht moshës; të tjerët në vendet fqinje duket se po ndahen natyrshëm me Shqipërinë (Kosova dhe Shqipëria mezi rakordojnë të bëjnë tekste të përbashkëta për shkak të dasive); elita politike është sy e vesh vetëm nga fryn interesi Rama apo Berisha dhe nuk kujdesen për idetë që mund të gjenerojnë varësisht prirjeve të saj.

Lexo edhe :  Giro d'Italia 2025, një ngjarje e përmasave botërore me fillime shqiptare

Me pak fjalë është elitë me tituj, por shumë larg etiketimit mirëfilli elitë potenciale; Elita tjetër që del nga universitetet nuk përfaqëson meritokracinë (nëse do të kishte ndonjëherë Vetting aty do të dridhej i gjithë korpusi universitar).

Paradoksalisht: mungesa e konkurrimit të drejtë, por edhe futja e politikës në shumë emërime, përveç sensit, ku mosrespektimi i ligjeve për gradacionet shkencore të katapultuara dhe mungesa e një hierarkie nderi na nxjerr shumë më pas karakterit të shkollës sonë dhe dinjitetit në kohën e socializmit!!

Dhe, jo vetëm tek ne: “Ndodhemi para dështimit të bujshëm të elitës intelektuale perëndimore, që nuk po shkoqit dot se cilat, në radhë të parë, janë liritë e saj dhe, në vazhdim. Me ç’rrugë mund t’i mbrojë ato”, shprehej në një intervistë bashkëkohore shkrimtari britanik Ian McEëan.

Por, duket se fajtorët, sot, jemi edhe ne si publik, pasi të gjithë duket se mendojmë se duhet të krijonim një utopi për dinjitetin dhe meritokracinë. Paçka se utopia që na shoqëroi para viteve ’90 na çoi në kaosin që po e vuajmë edhe sot, kurse kontinentin e zhyti në masakra të papara.

Të paktën, kur e shikon parlamentin tonë dhe, ata që ngjiten aty, të shkon mëndja se qoftë edhe gjysmë-utopia që na ofrojnë ata është e parealizueshme.

E janë më të frikshëm edhe ata që besojnë në këtë gjysmë-utopi dhe, ky është edhe rasti i elitës sonë, që për fat të keq, po humbet në qerthullin e ta pamundurës dhe detin e korrupsionit. Shqipëria nuk e bën dot si duhet ndryshimin politik-social-ekonomik…të paktën me këtë elitë.

Të fundit

Rama takim në Elbasan: Arsyeja pse jemi parti kaq e mirë është falë kaq shumë grave

Kryeministri Edi Rama nga takimi me gratë dhe vajzat në Elbasan, ka ironizuar opozitën duke thënë se një sallë...

Berisha-Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat, keni patur vetëm 5 dhi dhe 4 dele

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit. Berisha tha se Rama përdori...

Prania e OSBE në Tiranë trajnim për 45 punonjës të burgjeve, mbi të drejtën e votës

Më 24 prill 2025, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të...

Dumani, Çela dhe Celibashi takim me ambasadorët

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 Majit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, së bashku me kreun e SPAK Altin Dumani dhe atë...

Rrugëtimi i mëmësisë së Jorida Tabakut, ja frazat që e bëjnë më shumë krenare

“Mami” dhe “gocë Tirone” janë dy nga frazat që e bëjnë më së shumti krenare Jorida Tabakun. Duke u ndalur tek e para si...

Lajme të tjera

Web TV