I shërbente klientëve patate të skuqura nga mbeturinat, arrestohet punonjësja e fast-food

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndihmës-menaxherja e një ‘fast-foodi’ Burger King në Karolinën e Jugut është arrestuar nga policia pas raportimit se i shërbente klientëve patate të skuqura që i merrte në koshin e mbeturinave.

Policia tha se 39-vjeçarja Jaime Christine Major, u arrestua për ngacmim, ndotje të ushqimit, pasi merrte patatet e skuqura nga mbeturinat dhe i shtonte në mbajtësen ku vendosen patatet e freskëta, për t’ua shpërndarë klientëve.

Kur policia u paraqit në vendngjarje më 9 korrik gjeti dy gra që ulërinin ndaj stafit të restorantit për skenat që kishin dëshmuar me ushqimin, raporton rrjeti vendas Fox Carolina.

Dy klientet refuzonin të qetësoheshin dhe pas kërkesës së oficerëve, që u detyruan t’i arrestonin për prishje të qetësisë publike.

Më vonë Burger King raportoi se Major u kishte shërbyer klientëve patate të skuqura nga koshi i mbeturinave, dhe pas hetimit ajo u arrestua.

Nëse shpallet fajtore për ndotje të ushqimit gruaja përballet me deri në 20 vjet burg, sipas ligjit të këtij shteti.

Të fundit

SHBA-BE, pranë marrëveshjes prej 15% për tarifat tregtare

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë pranë finalizimit të një marrëveshjeje tregtare, e cila...

Vrau 4 studentë, dënohet me burgim të përjetshëm 30-vjeçari

Një 30-vjeçar që vrau katër studentë të Universitetit të Idahos në SHBA, në nëntor të vitit 2022 është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi...

Joz Marku: “Loredena ka marrë një rrugë jo të mirë…”

Iftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Jozefin Marku. Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” ka...

Edi Rama bën humor me një ndërtim “pa leje” në Londër: A e kanë shqipot?

Prej disa javësh në vendin tonë vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama. Kreu i qeverisë ka publikuar...

Krasniqi: Nuk besoj kurrë që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij,...

Lajme të tjera

Web TV