Zjarret masive po ‘bëjnë kërdinë’ në Greqi/ Reagon Mitsotakis: Jemi në ‘luftë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar lidhur me zjarret masive që kanë përfshirë Greqinë gjatë ditëve të fundit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, Mitsotakis ka thënë se Greqia është në luftë me zjarret.

Ai ka shtuar më tej se vendi do të dëmshpërblejë të dëmtuarit nga zjarret dhe do të rindërtojë gjithçka që është shkatërruar.

Komentet Mitsotakis i bëri në nisje të fjalës së tij në Kuvend, në kuadër të debatit për projektligjin për votën e grekëve jashtë vendit.

Konkretisht, Mitsotakis theksoi se përpjekja e shtetit për të luftuar me zjarret u njoh nga të gjithë, madje edhe nga turistët, mijëra prej të cilëve u shpëtuan në kuadër të evakuimeve që u bënë në vendbanime të tjera dhe njësi hoteliere.

“Megjithë avancimin e zjarrit, asnjë jetë nuk humbi. Por kundër tërbimit të natyrës, asnjë masë nuk do të mjaftojë kurrë.

Kjo verë na gjen me vapë të pandërprerë, erëra të forta, në Rodos kemi erëra të vazhdueshme që kalojnë 6 Beaufort prej ditësh. Në Rodos pas ditës së dytë kur zjarri kishte shfaqur disa shenja pakësimi, zjarri bëri fronte të reja.

Dhjetëra mijëra njerëz u transportuan në mënyrë të organizuar dhe në kohë rekord në vende të sigurta.

I jemi mirënjohës zjarrfikësve, mbrojtjes civile, forcave të armatosura, policisë, vullnetarëve për ‘vetëflijimin’ e tyre. Për javët e ardhshme ne duhet të jemi në gatishmëri të vazhdueshme. Jemi në luftë me zjarrin ”, tha kryeministri Mitsotakis.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2025

Depërtimi i masave ajrore nga Veriu i Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të...

Farefis

Nga Edison Ypi Një dhëndërr nga të farefisit ka në pronësi një hotel me tre kate në dalje të qytetit. Me anë të disa dallavereve...

“Lufta mbaroi!”, Donald Trump njofton marrëveshjen e fundit Iran-Izrael

Donald Trump ka njoftuar arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit. Postimi i plotë URIME TË GJITHËVE! Është rënë dakord plotësisht midis Izraelit dhe...

Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman, nis pushtimin katastrofik të Rusisë

24 qershor 1812 Më 24 qershor 1812, Napoleoni Bonaparte, Perandori i Francës, kaloi me rreth 600,000 trupa lumin Neman në kufirin perëndimor të Perandorisë Ruse,...

Horoskopi ditor, 24 Qershor 2025

Dashi Do jeni me te hapur se kurrë gjate kësaj dite dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do jeni...

Lajme të tjera

Web TV