Ahmetaj në kërkim ndërkombëtar, Vangjeli: Altin Dumani e ka shkruar emrin në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetajn. Nisur nga goditjet që SPAK ka bërë në krahun e socialistëve, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një diferencë mes dy kampeve në PS dhe PD. I ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli krahasoi situatën në të cilët ndodhet PS me një prej boksierëve me të mirë të kohërave Muhammad Ali.

Me këtë krahasim, Vangjeli thotë se PS ka aftësinë për të pritur grushtet që po vijnë nga SPAK, ndërsa sa i takon kampit blu ai shprehet pavarësisht se brohorasin për prangat që fluturojnë në të majtë, mendjen e kanë për prangat që po vijnë në të djathtë.

“Diferenca mes dy kampeve. Ka pasur një ndeshje boksi, ndoshta më e famshmja e boksit të gjitha kohërave, një nga boksierët ndodhsha më i famshmi i të të gjitha kohërave Muhammad Ali në 1974 në një ndeshje që është zhvilluar në stadium në Afrikë. Aftësia e Muhammad Ali është aftësia për të mbajtur grushtet. PS në këtë rast është si Muhammad Ali është duke i përballuar grushtet, ndërkohë që kundërshtari i tij në atë ndeshje pavarësisht se shkonte si favorit, pavarësisht se ishte jashtëzakonisht i fuqishëm, godiste njësoj si ato tokmakët që ngjeshin dheun, ishte poshtë moralisht.

Kishte hyrë në ndeshje i mundur moralisht. Ndeshja këtë tregoi, pavarësisht grushteve të pafundme që hëngri në atë ndeshje, gjeniu i boksit, i kthyer në xhunglën tonë, sërish do na rrëfejnë këtë diferencë, aftësinë e socialistëve për të pritur grushtet. Në të gjitha rrethanat, në ndeshje, në ring, përballë gjykatësit popull sërish duket se historitë janë të mbyllura. Ndaj foreman-ët nga PD kanë shumë frikë nga goditjet e SPAK në këtë rast. Logjika po jo informacioni, leximi i situatës por jo lajmi, rrëfejnë që pavarësisht se brohorasin për prangat që fluturojnë në të majtë, mendjen e kanë për prangat që po vijnë në të djathtë.

Lexo edhe :  “Endri Shabani më ka zhgënjyer”, kandidatja e NISMA-s: Më vjen turp

Një ish-kryeministër socialit thotë para ca kohësh, pse vetëm ne jemi të ligj, pse godasin vetëm nga ne?, duke mos kuptuar që SPAK pavarësisht se është pjesë e peshores së drejtësisë nuk është se mendon shumë se ca fanelle ka njëri apo tjetri. Çelësi për ta kuptuar këtë është tek një fjali e vetëm, që Altin Dumani, njeru i cili do të ketë një raport të veçantë me historinë, për shkak të veprimeve që ai po bën, e ka thënë në një mbledhje të komisionit të ligjeve, duke thënë se askush nuk guxon të marrë në telefon, madje as ish-kryeministri s’do guxonte ta merrte ne telefon se edhe ai mendon që mirë është jo ai ta marrë, por të mos e marrë Altini atë”, tha Vangjeli.

Prokuroria e Posaçme i ka përcjellë Interpolit dosjen ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për shpalljen e tij në kërkim ndërkombnëtar. Veprimi i SPAK, erdhi pasi policia e shtetit, u dorëzoi prokurorëve një raport ku informon se ekzekutimi i vendimit të gjykatës për masën arrest me burg në mungesë ka qenë i pamundur brenda vendit pasi ish-ministri i financave nuk është gjetur në 12 qarqe.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV