Sapo kishte dalë nga spitali, 20-vjeçarit në Velipojë i ndalon zemra në det (Detajet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Ngjarja ndodhi mesditën e së martës.

Arlind Sylja është futur për tu larë së bashku me familjen e tij dhe pasi ka ecur disa metër, ka shfaqur probleme shëndetësore.

Kanë qenë familjaret e tij të cilët kanë ndërhyrë për ta nxjerrë në breg dhe pas tyre edhe pushuesit.

Ata i kanë dhënë ndihmën e parë 20-vjeçarit dhe pas tyre ka ardhur edhe autoambulanca me bluzat e bardha.

“Pamë që ishte shtrirë, erdhi ambulance në atë moment. Iu deshën 10 minuta të vinte këtu se rruga e keqe. Iu dha ndihma e parë. Mungesa e rojeve, ky problem ka 30 vjet”- shprehet një pushues.

Mjeku Teuton Muzaka, thotë se i riu është trajtuar vazhdimisht me mjekime për shkak të problemeve shëndetësore dhe dyshimet janë se ka pësuar arrest kardiak.

“Kur shkuam ne kishte ndërruar jetë, por nuk mund ta konfirmonim aty në sy të pushuesve. E prumë në ambulancë por ishte shumë vonë. Merrte medikamente”-shprehet mjeku.

Në vendin ku ndodhi ngjarja, nuk ka patur roje bregdetare.

Ky vit ka shënuar dhjetëra raste të mbyturish në det e liqene, ku jo më larg se në fundjavë u mbytën 4 persona në liqenin e Banjës në Gramsh./topchannel

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV