Shitet më çmimin marramendës unaza e Tupac, vlera i tejkalon pritshmëritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unaza prej ari, rubini dhe diamanti e legjendës së repit Tupac Shakur është shitur me një vlerë marramendëse, në ankandin që u bë në Nju Jork.

Oferta fituese ishte shumë më e lartë se vlerësimi i para-shitjes nga 200 mijë deri në 300 mijë dollar, duke u bërë kështu objekti më i vlefshëm i një artisti hip-hop i shitur ndonjëherë.

Reperi i lindur në Nju Jork e mbajti unazën gjatë paraqitjes së tij të fundit publike në MTV Video Music Awards më 4 shtator 1996.

Ai u qëllua për vdekje nga një sulmues i paidentifikuar nga të shtëna me makinë në Las Vegas vetëm disa ditë më vonë, më 13 shtator.

Unaza është e gdhendur “Pac & Dada”, një dedikim për të dashurën e tij Kidada Jones gjatë vitit 1996. Shitja ishte pjesë e një ankandi të dedikuar hip-hop për të shënuar 50 vjetorin e zhanrit.

Tupac konsiderohet si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke shitur 75 milionë disqe.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV