Temperatura rekord/ Korriku, muaj më i nxehtë i planetit në 120 mijë vjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i personave të vdekur nga nxehtësia është i madh. Ndërsa temperaturat janë rritur mbi 120 gradë Fahrenheit (50 gradë Celsius) në disa pjesë të SHBA-së, vdekjet nga nxehtësia janë rritur dhe njerëzit po vuajnë djegie të rrezikshme për jetën nga rënia në kontakt me tokën e nxehtë.

Në Mesdhe, më shumë se 40 njerëz kanë humbur jetën pasi zjarret të nxitura nga temperaturat e larta po djegin sipërfaqe anë e mbanë rajonit. Në Azi, valët e zgjatura dhe intensive të të nxehtit po marrin jetë dhe po kërcënojnë sigurinë ushqimore.

Ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit janë shtytësi kryesor i kësaj vape të jashtëzakonshme, tha Burgess. “Temperatura globale e ajrit shkon në formë proporcionale me përqendrimin e gazeve serrë në atmosferë.”

Një studim i fundit zbuloi se ndryshimi i klimës luajti një rol “absolutisht dërrmues” në valët e të nxehtit në SHBA, Kinë dhe Evropën Jugore këtë verë.

Ardhja e El Niño, një luhatje natyrore klimatike me një ndikim të ngrohjes, nuk ka pasur një ndikim të madh në temperaturat pasi është ende në fazën e zhvillimit, tha Burgess. Megjithatë, zv. drejtorja e Copernicus paralajmëroi se El Niño do të luajë një rol shumë të madh vitin e ardhshëm, ku gjasat janë për një rritje më të lartë të temperaturave.

Lajmi se korriku do të jetë muaji më i nxehtë vjen mes një sërë rekordesh alarmante që tashmë janë thyer në mënyrë të përsëritur këtë verë. Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i regjistruar me një “diferencë të konsiderueshme”, sipas Copernicus.

Më pas, në korrik, bota përjetoi ditën e saj më të nxehtë të regjistruar. Më 6 korrik, temperatura mesatare globale u rrit në 17.08 gradë Celsius, sipas të dhënave të Copernicus, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të temperaturës prej 16.8 gradë Celsius të vendosur në gusht 2016. Çdo ditë që nga 3 korriku ka qenë më e nxehtë se rekordi i vitit 2016.

Lexo edhe :  Klientët në panik u hodhën nga dritaret, tragjedia në hotelin 12 katësh në Turqi

“Jemi në muajin e shtatë të 2023 dhe pothuajse çdo muaj i këtij viti ka qenë në top pesëshen e muajve më të nxeht të regjistruar”- tha Burgess, duke shtuar se nëse tendencat vazhdojnë edhe në vjeshtë e dimër, 2023-shi ka të ngjarë të jetë ndër vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

Nxehtësia e oqeanit është gjithashtu në nivele rekord. Në mesin e majit, temperaturat globale të sipërfaqes së oqeanit arritën “nivele të paprecedentë” për këtë kohë të vitit. “Ajo që po shohim tani, nuk e kemi parë më parë,” tha Burgess.

Kim Cobb, një shkencëtare klimatike në Universitetin Brown, e cila nuk ishte e përfshirë në raport, e quajti më se evidente rekordin e ri të temperaturës së korrikut dhe paralajmëroi se ai do të thyhet përsëri.

“Është e frikshme të kuptosh se në një dekadë tjetër, ky do të shihet si një vit relativisht i freskët”– tha Cobb, duke shtuar, “nëse njerëzve nuk u pëlqen ajo që po shohin këtë verë, ata do të jenë në mjaft tronditje në nivelet më të larta të ngrohjes drejt të cilave po shkojmë.”

Petteri Taalas, sekretari i përgjithshëm i WMO, tha se moti ekstrem i korrikut zbulon “realitetin e ashpër të ndryshimit të klimës”.

“Nevoja për të reduktuar emetimet e gazrave serrë është më urgjente se kurrë më parë”, tha ai në një deklaratë. “Veprimet klimatike nuk janë një luks, por një domosdoshmëri.”

Të fundit

Sali Berisha paralajmëron: Mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Sali Berisha ka theksuar se nuk mund të pranohet që dy të tretat...

Tubimi i opozitës para Bashkisë Tiranë/ Përplasje mes qytetarëve dhe protestuesve

Opozita po zhvillon protestën e radhës para Bashkisë Tiranë këtë të premte. Protestuesit kanë bllokuar rrugën para bashkisë, pasi Policia nuk ka bllokuar qarkullimin e...

Gazetarja e cila nuk ka asnjë RRJET SOCIAL tregon arsyen që fshihet pas këtij VENDIMI!

Gjatë “Breaking Italy Night”, gazetarja e njohur italiane Lilli Gruber tha se nuk e sheh të nevojshme që të ketë llogari në rrjetet sociale....

Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Riardhja e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë duket se po i prish të gjithë drejtpeshimet gjeostrategjike të ndërtuara pas Luftës së...

Xheni Karaj sulmon Floriana Garon: Ua njohim dashnoret drejtuesve “konservatorë” të PD

Aktivistja Xheni Karaj ka reaguar ashpër ndaj Floriana Garos, pas disa deklaratave të kësaj të fundit për transgjinorët. “Në video mund të shihni Floriana Garon,...

Lajme të tjera

Web TV