Punonjës nga Afrika dhe Azia “mësyjnë” në Shqipëri, rritet “frikshëm” numri i tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të nxitur të rinjtë që të aftësohen dhe të kenë kualifikimet e nevojshme që kërkon tregu i punës, mesa duket kjo nuk mjafton, dhe një nga arsyet është edhe emigracioni në tregjet europiane.

Kjo fuqi e munguar punëtore, duket se po kompensohet nga vendet e largëta. Kështu, të dhënat e INSTAT tregojnë se në 6 mujorin e parë të vitit ka pasur një bum hyrjesh në vendin tonë nga rajone si Afrika, Azia Lindore dhe Paqësori, Azia e Jugut dhe Lindja e mesme, të cilët duke marrë në konsideratë nivelin ekonomik, duket se nuk kanë qëllim kryesor turizmin, por punësimin në Shqipëri.

Konkretisht, numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në 6 mujor nga Azia Lindore dhe Paqësori, është rritur me afro 14.800 individë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me afro 2400 është rritur numri i hyrjeve nga Lindja e Mesme,  me rreth 2500 shtetas nga Azia e Jugut, dhe 3500 hyrje më shumë nga Afrika.

Por në tregun e punës jo të gjithë deklarohen dhe një pjesë e mirë e tyre punojnë edhe informalë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, rezulton se gjatë vitit 2022, janë pajisur me leje dhe vërtetime pune 8,305 shtetas të huaj ose e thënë ndryshe 65% më shumë se viti 2021

Sa i takon shtetësisë së tyre, rezulton se ndër lejet e dhëna për punësim, 17% janë shtetas turq, 14% nga Bangladeshi, 11% egjiptianë dhe 11% indianë.

Të fundit

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Lajme të tjera

Web TV