4 këshilla si të përballoni ankthin që ju ‘mbërthen’ kur mësoni se jeni shtatzënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo mësoni se jeni shtatzënë asnjëherë nuk mund t’i shpëtoni ankthit të fillimit që lidhet me shumë arsye. Ndryshimit të hormoneve, rritjes së përgjegjësisë, stili i prindërimit që do keni etj.
Këto janë disa këshilla se si mund të veproni gjatë shtatzënisë tuaj.

Dëgjoni rrahjet e zemrës së bebit

Në momentin që do dëgjoni rrahjet e zemrës së bebit, mes jush do të ketë një lidhje të fortë shpirtërore saqë me padurim do të prisni momentin kur ta merrni në krah. Kjo do ju ndihmojë që mendja nga ankthi të largohet.

Gjeni një vend të sigurt ku të shprehni ndjesitë tuaja

Jo të gjithë mund të lumturohen për pritjen tuaj të ëmbël, kjo në varësi të situatave. Ndaj këshillohet të gjeni një ambient të sigurt ku ju mendoni se e keni të garantuar mbështetjen e tyre, si në rastin e familjes. Këshillat dhe sugjerimet e tyre do jua bëjnë më të lehtë shtatzëninë.

Është e lejueshme të krijoni kufijtë tuaj

Nënat në pritje kanë një mori emocionesh intensive dhe ndoshta shumë këshilla apo sugjerime do ta çorodiste mendjen e tuaj. Ndaj kur e ndjeni të nevojshme për të qëndruar në qetësi mos keni siklet ta kërkoni këtë gjë nga njerëzit që ju rrethojnë.

Praktikoni kujdesin për veten

Gratë dhe vajzat gjithnjë janë të përkushtuara për kujdesin ndaj vetes, por ka disa mendime se kur je shtatzënë apo pas lindjes ky kujdes do të reduktohet. Nuk është aspak e vërtetë, ju duhet të vazhdoni rutinën tuaj sikur para shtatzënisë, por me një këshillë më të detajuar nga mjeku për llojin e trajtimeve dhe produkteve që do të përdorni. Kjo pasi disa produkte që i përdornit më parë ndoshta atë periudhë duhet t’i largoni fare nga përdorimi për shkak të përmbajtjes së tyre.

Të fundit

Rama: Kuvendet Rinore kulmojnë më 1 shkurt me Kuvendin Kombëtar për Shqipërinë 2030

Kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, njoftoi dje se më 1 shkurt do të zhvillohet në...

Rrëfimi i Metës nga qelia: Rrëmbimi im banditesk u bë nga të vërtetat që thoja

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur shqetësimin për të ardhmen e Shqipërisë dhe për rëndësinë e datës 11 maj, duke e...

Ndërtuesit parashikojnë rritje me 15% të çmimeve të apartamenteve

Faktorët kryesorë që do të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe...

Rama nxit shqiptarët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për vetë gjermanët

Kryeministri Edi Rama paralajmëron një tjetër program mbështetës për agroturizmin. “Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje...

Ngërçi i SPAK me 21 Janarin

Nga Mero Baze Le të inskenojmë një ngjarje për të kuptuar pse ka një ngërç në veprimin e SPAK ndaj Sali Berishës për 21 Janarin....

Lajme të tjera

Web TV