Putin nën “ethet” e frikës/ Rusia nuk dëshiron përplasje ushtarake me SHBA-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Rusia është e gatshme për çdo skenar, por nuk dëshiron një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake me SHBA-në”.

Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin, shkruan Tass.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për çdo skenar, por askush nuk e dëshiron këtë dhe me iniciativën e palës amerikane dikur krijuam një mekanizëm të posaçëm për të parandaluar këto konflikte. Drejtuesit tanë të departamenteve të caktuara komunikojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, kanë mundësi të konsultohen për çdo situatë krize. Kjo tregon se askush nuk dëshiron përplasje,” u tha Putin gazetarëve.

Sipas palës ruse, që nga fillimi i këtij viti, aviacioni i koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA ka bërë 23 afrime të rrezikshme ndaj avionëve të Forcave Ajrore Ruse në qiellin mbi Siri, ndërsa dronët kanë shkelur sigurinë e fluturimit në Siri 340 herë.

Vetëm më 27 korrik, avionët luftarakë të koalicionit antiterror pro-SHBA-së shkelën hapësirën ajrore siriane tetë herë.

Të fundit

Universiteti Bujqësor, 29 të pandehur përfundojnë në SPAK

SPAK ka dërguar për gjykim 29 të pandehurit, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje...

Vjosa Osmani shkon në Kushtetuese: Po pengohet puna

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese duke i kërkuar që të shqyrtojë konfliktim e kompetencave që janë krijuar si pasojë...

73,5 mln euro! Arsenali më në fund arrin akordin për sulmuesin

63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres. Lajmin...

“Ku i kam fëmijët?” 78-vjeçari kthehet në jetë 30 minuta pasi u shpall i vdekur

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Tarquinia të Italisë, ku një burrë 78-vjeçar u rikthye në jetë, pak pasi u shpall zyrtarisht i...

Lapaj e ftoi të hiqnin dorë të dy nga mandati, reagon Shabani

i është përgjigjur Adriatik Lapajt, i cili ditën e sotem nga selia e "Shqipëria Bëhet" e ftoi të dy bashkë të heqin dorë nga...

Lajme të tjera

Web TV