Zgjedhjet në Spanjë/ Feijo kërkon takim me Sanchez për të shmangur keqqeverisjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Alberto Núñez Feijo, kreu i Partisë Popullore që fitoi zgjedhjet parlamentare të Spanjës pa siguruar formimin e një qeverie, ka kërkuar të takohet me kryeministrin socialist në largim Pedro Sanchez për të shmangur “anarkinë”.

“Sapo (i dërgova mesazh) kandidatit të PSOE, Pedro Sanchez, “duke e ftuar të takohemi këtë javë,”- tha Feijo në një postim në Twitter. Kreu i PP-së sqaroi se këtë kërkesë e ka bërë pasi ka përfunduar numërimi i votave të spanjollëve jashtë vendit dhe “si fitues i zgjedhjeve të 23 korrikut”.

Ndërkohë, Sanchez pranoi të takohej me Feijo, si dhe me përfaqësuesit e partive të tjera, por vetëm pas betimit të parlamentit të ri më 17 gusht. Në përfundim të numërimit të së shtunës, Partia Popullore fitoi një mandat tjetër, i cili fillimisht u ishte dhënë socialistëve. Megjithëse PSOE mund të formojë një qeveri, me mbështetjen e partive më të vogla, por balanca e re e pushtetit e ndërlikon situatën.

Socialistët kanë 121 vende në parlament, e PP 137. Të dyja partitë janë shumë larg 176 vendeve të nevojshme për të siguruar një shumicë në parlament. Me aleancat që kanë siguruar tashmë, e djathta mund të llogarisë në 171 deputetë, po aq sa e majta. Kjo do të thotë që Sanchez-it do t’i duhen votat (jo vetëm abstenimet) e 7 deputetëve nga partia separatiste e Carles Puigdemont.

Puigdemont, i cili ndodhet në Bruksel pas dështimit të ofertës për pavarësinë e Katalonjës në 2017, e ka vënë kusht për mbështetjen e tij për Sanchez që ata të negociojnë një zgjidhje për “konfliktin midis Katalonjës dhe Spanjës”, ndërsa kërkon që kjo negociatat zhvillohen “pa presion”. Në të njëjtën kohë, ai ka përjashtuar mundësinë e mbështetjes së PP-së.

Lexo edhe :  Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Nëse asnjëra palë nuk siguron shumicën e kërkuar, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, me gjasë në fund të vitit, siç bëri në 2016 dhe 2019.

Të fundit

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Lajme të tjera

Web TV