Fenonemi El Nino dhe ndryshimi i klimës/ Si u bë Europa një “oxhak vullkani”?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Korriku është regjistruar si muaji më i nxehtë i të gjitha kohërave. Vala e të nxehtit ka shkaktuar edhe viktima.

Në Meksikë qeveria njoftoi se në katër muajt e fundit u regjistruan 294 viktima. Shkencëtarët kanë paralajmëruar se planeti po përjeton ‘stuhinë’ e zjarrit. Intensiteti i fenomenit i quajtur El Nino, solli luhatje të rrezatimit diellor, si edhe shpërthime vullkani nënujore.

“2023 është viti që do të kujtohet shumë gjatë për shkak të temperaturave të larta”.

Shkencëtarët thonë se atmosfera e mbinxehur nga dioksidi i karbonit dhe gazrat e tjerë e bëri valën e të nxehtit në Evropë 2.5 gradë Celsius më e nxehtë (se do të kishte qenë pa ndotjen e ajrit), në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë 2 gradë Celsius më lart dhe në Kinë 1 gradë më të ngrohtë.

Sipas studimeve të fundit, klima nuk pritet të stabilizohet, ndërsa shtohet se valët e të nxehtit si ato që përjetuam në korrik do të bëhen më të shpeshta.

Valët e të nxehtit si të këtij viti në Greqi, Itali, Spanjë dhe disa shtete të Ballkanit ka të ngjarë të përsëriten çdo dekadë, me gjendjen aktuale të klimës, ose do të bëhen shumë më të shpeshta nëse ngrohja globale vazhdon.

Kjo është edhe arsyeja pse Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar për një periudhë ekstreme në të cilën kemi hyrë tashmë.

Ndërkohë këtë herë El Niño është shumë i fortë, duke nxitur OKB-në të përshkruajë një “kulm të paprecedentë” të temperaturave të sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut, duke përshpejtuar shkrirjen e akullit në Antarktidë.

Ky fenomen përhapet edhe në Mesdhe, duke shkaktuar temperatura dhe rekorde të papara në shtetet mesdhetare dhe jo vetëm.

Lexo edhe :  Izraeli shpall Bankën e Iranit organizatë terroriste

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Dash Sula: PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Dasma madhështore e miliarderit Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez nuk u shpëtoi dramave të botës së famshme. Gjatë ceremonisë luksoze, e cila mblodhi personalitete...

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta më të mëdha të arit...

1792 – “Marsejeza”, kur një këngë lind nga gjaku dhe ngrihet mbi flamuj

Nga Leonard Veizi Ka këngë që lindin në dhoma të heshtura dhe harrohen mes letrash. Kashtu siç ka çaste në histori kur një këngë nuk...

“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj…

A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit...

Lajme të tjera

Web TV