Erdogan bisedë telefonike me Putin, ja për çfarë biseduan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erdogan dhe Putin kanë zhvilluar një bisedë telefonike mëngjesin e së mërkurës, ku fokusi kryesor ishte marrëveshja e grurit në Detin e Zi dhe vendimi i Moskës për t’u tërhequr prej saj.

Sipas informacioneve, Erdogan nënvizoi se nuk do të ishte në interesin e askujt anulimi i nismës së Detit të Zi, të cilën ai e konsideron një “urë paqeje” dhe shtoi se Turqia do të vazhdojë të bëjë përpjekje të forta për të vazhduar këtë marrëveshje.

Në këtë kuadër, ai vuri në dukje se çmimet e drithërave, të cilat ranë me 23% gjatë periudhës së zbatimit të marrëveshjes u rritën me 15% në dy javët e fundit.

Duke iu referuar komunikimit mes dy presidentëve, zyra e Erdoganit njoftoi se Putin ka pranuar të vizitojë Turqinë, pa dhënë detaje për datën e saktë.

“Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike të mërkurën me presidentin rus Vladimir Putin. Gjatë bisedës, liderët arritën një marrëveshje për vizitën e Putinit në Turqi”, thuhet në konferencë.

Erdogan falënderoi homologun e tij për dy avionët zjarrfikës të dërguar nga Rusia për luftën e Turqisë kundër zjarreve në pyje dhe shprehu kënaqësinë e tij për interesin në rritje të turistëve rusë në Turqi, duke shprehur besimin e tij se këtë vit do të thyhet një rekord në turizëm me përpjekje të përbashkëta.

Të fundit

Moment prekës në spital, mjekët nderojnë 14-vjeçarin para se t’i heqin organet për dhurim

Një moment thellësisht prekës është regjistruar në Spitalin Universitar të Patras, ku mjekët kanë nderuar në heshtje 14-vjeçarin Spiros,...

Konflikti Izrael-Iran, mblidhet G7-ta! Trump, i vetmi lider që mund të bindë Netanyahun!

Samiti i G7-ës, që mbahet në Kanada nga data 15 deri në 17 qershor, është e qartë se do të dominohet nga lufta –...

Helmimi nga ushqimi/ Temperaturat e larta rrisin rrezikun

Temperaturat e larta rrisin rrezikun për helmimin nga ushqimet. Në Tiranë janë dyfishuar personat me probleme në aparatin tretës, shume prej tyre kane pasur...

Ceremonia madhështore përpara ndeshjes në Miami/ Botërori i klubeve nis me spektakël

Përpara nisjes së topit të parë të Botërorit për Klube, në stadiumin e Miami, FIFA dhe organizatorët i dhuruan një hapje spektalare turneu. Në...

Goli i Jamal u zgjodh si më i bukuri, në rrjet kontestojnë votimin e Ligës së Kombeve

Goli i Lamin Jamal ndaj Holandës, u zgjodh si më i bukuri i edicionit në Ligën e Kombeve. Ishin tifozët që zgjodhën me votat...

Lajme të tjera

Web TV