Kina forcon rregullat: Të miturit nuk do të kenë akses gjatë natës në Internet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre smartphonë gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë ndaj internetit.

Bazuar në këto kufizime, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator asnjë i mitur në Kinë nuk do të mund të hyjë në internet nëpërmjet një celulari nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit .

Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar kohën ditore të shpenzuar në internet: adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë online për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.

Kina është një nga vendet që po aplikon masat më të rrepta në botë për kufizimin e internetit te fëmijët.

Nga viti 2021, ajo kufizoi sasinë e kohës që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur online në ditë. Kina gjithashtu ngriu miratimet e videolojërave të reja për nëntë muaj, duke shkaktuar trazira në mesin e bizneseve të shumta në këtë sektor.

Të fundit

Gara ndërkombëtare, “Enkelana” starton me maratonën e bebeve në Pogradec

Maratona ndërkombëtare Enkalana që bëhet çdo vit në Pogradec e ka ngritur siparin e saj këtë vit me aktivitetin...

“Sido që të vijnë rrethanat dhe ngjarjet…”/ Çfarë paralajmëron Adriana Kalaja?

Kryetarja e Gjykatës në PD-në e Berishës, Adriana Kalaja, mëse një herë është shprehur e irrituar dhe e zhgënjyer me çfarë ka ndodhur në...

Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Nga Samuel Charap Donald Trump është i zhgënjyer nga Vladimir Putini. “Bisedat nuk kanë asnjë vlerë,” ka deklaruar Trump për telefonatat e tij me presidentin...

“Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e...

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se...

Lajme të tjera

Web TV