Një kapitull legjendar, Gianluigi Buffon tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gianluigi Buffon tërhiqet nga futbolli në moshën 45-vjeçare. Njoftimi zyrtar erdhi përmes llogarive të portierit në rrjetet sociale.

“Mbaron këtu. Ti më ke dhënë gjithçka. Unë të dhashë gjithçka. Ne fituam së bashku,” shkruante Buffon në një postim, shoqëruar me një video me të gjitha bëmat në karrierën e tij 28-vjeçare, nga fillimet e tij me Parmën e deri te triumfet me fanellën e Juventusit dhe të kombëtares, që kulmoi me fitoren e Kupës së Botës në vitin 2006.

Portieri përfundoi më herët kontratën me Parmën, e cila do të skadonte në vitin 2024. Buffon pritet të emërohet kreu i delegacionit të kombëtares së drejtuar nga Roberto Mancini.

“Njëzet e tetë vjet karrierë më duken një rezultat i pabesueshëm, pothuajse i paimagjinueshëm, mbi të gjitha për vazhdimësinë e performancës së treguar në pothuajse tri dekada.

Ky, për mendimin tim, është aspekti që përcakton më shumë vlerën e një karriere sportive, ky është rasti im”.

Me këto fjalë Gigi Buffon ka komentuar lamtumirën e tij nga futbolli i luajtur në faqen e Parmës.

“Kam vënë kaq shumë pasion, përkushtim, entuziazëm dhe lumturi në futboll, saqë duke parë mbrapa, mund të them se me të vërtetë “fluturuan” 28 vjet.

Mes këtyre dy datave (19 nëntor 1995 dhe 30 maj 2023, debutimi në Serinë A dhe ndeshja e fundit në B) është historia ime e futbollit dhe historia ime sportive. Por edhe historia e atyre që me brohoritje, me lot dhe me dashuri më kanë mbështetur në këto 28 vite”, nënvizoi Buffon.

“Gjithashtu dua të falënderoj Parmën dhe njerëzit e saj, sepse ata me të vërtetë më kanë bërë të ndihem kaq i dashur në këto dy vite: presidenti Kyle Krause, një nga njerëzit më të mirë që kam takuar në botën e futbollit, dhe drejtorët e klubit, që më ofruan menjëherë një rol drejtuesi”, përfundoi Buffon.

Të fundit

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu thirri sot një takim të kufizuar sigurie, sipas mediave në vend, por mbledhja e...

Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter thuhet se është përpjekur ta sjellë në vete Presidentin e SHBA-së Donald Trump në mosmarrëveshjen për tarifat në një bisedë...

Liverpool gjen pasuesin e yllit që shiti për 75 mln euro

Liverpool luajti ditën e djeshme dy miqësore ndaj Athletic Bilbao, të cilat i fitoi të dyja. Të parën me rezultatin 4-1 dhe të dytën...

Arsyeja pse Osmani tërhoqi kërkesën në Kushtetuese për seancën konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të martën se e ka tërhequr një kërkesë drejtuar në korrik Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim...

“Donin të më frikësonin”/ Meta i pakënaqur me opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar nga opozita shqiptare që të ndërmarrë një aksion më të gjerë dhe më konkret për...

Lajme të tjera

Web TV