Rënia e euros/ Banka e Shqipërisë bën lëvizjen e PAPRITUR, ndërhyn në tregun valutor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë ka vendosur zyrtarisht të rrisë shumën e planifikuar të blerjeve të valutës për vitin 2023. Sipas informacionit të përditësuar, shuma e parashikuar e blerjeve për vitin kalendarik do të rritet në intervalin mes 220 dhe 300 milionë eurove, nga intervali i mëparshëm prej 160-220 milionë eurosh që ishte publikuar në fillim të këtij viti.

Sipas informacionit të dhënë të mërkurën nga Guvernatori, Gent Sejko, Banka e Shqipërisë ka blerë 170 milionë euro deri tani, duke kaluar kufirin e poshtëm të intervalit fillestar vjetor qysh në shtatë muajt e parë të vitit. Vendimi për rritjen e shumës së blerë të valutës në tregun e brendshëm erdhi si përgjigje ndaj forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Megjithëse Banka e Shqipërisë ndjek një kurs të lirë të këmbimit valutor dhe si rregull ndërhyn në treg vetëm në rast të çrregullimeve të përkohshme, mbiçmimi shumë i lartë i lekut gjatë muajve të fundit mund të jetë vlerësuar si një faktor me ndikim potencialisht negativ për ekonominë, veçanërisht për sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve.

Mes datave 18 gusht dhe 31 dhjetor, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë edhe shtatë ankande të blerjes së valutës në tregun e brendshëm. Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, praktikisht Banka e Shqipërisë ka vendosur ta përdorë këtë mekanizëm edhe në funksion të ndërhyrjes në kursin e këmbimit valutor.

Në javët e fundit, kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po shfaq një luhatshmëri të fortë, duke alternuar rënie dhe rritje të forta në harkun e pak ditëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të enjten me 104.7 lekë, në rritje me 2.75 pikë krahasuar me ditën e mërkurë.

Lexo edhe :  Autoriteti i Konkurrencës gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për ndërhyrë në kursin e këmbimit erdhi pas një presioni disamujor të ndërmarrjeve eksportuese, sipas të cilave forcimi i Lekut po merr përmasa të rrezikshme dhe mund t’i çojë këto ndërmarrje drejt falimentimit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se forcimi i lekut në tërësi ka pasur ndikime pozitive për ekonominë shqiptare këtë vit, duke mundësuar zbutjen e presioneve të huaja inflacioniste dhe ruajtjen e normave më të ulëta të interesit krahasuar me shumicën e ekonomive të rajonit dhe Europës.

Edhe në mbledhjen e këtij muaji, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin prej 3%. Duke qenë se mbledhja e ardhshme planifikohet të zhvillohet në muajin tetor, kjo do të thotë se ekonomia shqiptare do të vazhdojë të veprojë edhe për dy muajt e ardhshëm në kushtet e normave relativisht të ulëta të interesit. Duke shtuar edhe ndërhyrjen në tregun valutor për të rritur blerjet e Euros, kjo mund të sjellë rritje të ofertës monetare dhe të forcojë më shumë presionet inflacioniste./Monitor

Të fundit

Murrizi i shtrin dorën Dash Sulës/ Hajde bëhemi bashkë, vetëm kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të...

Tension te Barcelona! Ylli i skuadrës refuzon direktivat, bën me kokën e tij

Mund të zbutet tensioni i krijuar rreth çështjes së Marc-André Ter Stegen. Portieri i Barcelonës, i cili iu nënshtrua një operacioni në shpinë më...

Ju njohim me Kriselin, gjeniun e matematikës! Medalja e Nderit nuk i mjafton

Krisel Leka, 16 vjeçari nga Durrësi është kthyer nga Australia me një përvojë unike. Ai fitoi çmimin e Nderit në Olimpiadën Botërore të Matematikës. Megjithatë,...

Financial Times zbulon udhëtime sekrete të zyrtarëve iranianë në objektet bërthamore ruse

Gazeta Financial Times përmes një investigimi ka zbuluar rolin e Rusisë në zhvillimin e programit bërthamor të Iranit. Raporti madje përmend udhëtime sekrete të ekspertëve...

Dy demokratët japin sinjalin e bashkimit: Kështu i bëjmë mirë PD-së

Dy ish-deputetët e Partisë Demokratike, Myslim Murrizi dhe Dash Sula përgjatë orëve të fundit janë duke shkëmbyer replika të njëpasnjëshme virtuale për mënyrën sesi...

Lajme të tjera

Web TV