Si ndikon nxehtësia në ankth dhe depresion?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas ekspertëve, çdo verë tani e tutje do të jetë edhe më pak e freskët se ajo e mëparshme. Rritja e temperaturave dhe periudhat e zgjatura të nxehta konsiderohen të mirëqena nga shkencëtarët, situatë që e përjetuam këtë verë, me disa ditë radhazi temperaturash ekstreme.

Është e njohur që të moshuarit, fëmijët dhe ata me probleme të zemrës duhet të jenë të kujdesshëm gjatë valës së të nxehtit, por edhe ata me probleme të shëndetit mendor duhet të jenë po aq të kujdesshëm.

“Të gjitha sëmundjet mendore përkeqësohen nga nxehtësia, sepse temperaturat e larta sjellin më shumë lodhje, nervozizëm dhe ankth, duke çuar në një përkeqësim të mundshëm të episodeve depresive”, thekson Dr. Asim Shah, nënkryetar ekzekutiv në Departamentin Menninger të Psikiatrisë dhe Shkencave të Sjelljes në Kolegjin e Mjekësisë Baylor në Hjuston.

Siç shpjegon ai, nxehtësia ndikon në serotoninën, neurotransmetuesin që rregullon humorin, duke çuar në nivele më të ulëta të kënaqësisë dhe rritje të nivelit të stresit dhe lodhjes. Ndërsa merkuri rritet, gjendje të ndryshme të shëndetit mendor gjithashtu mund të përkeqësohen, duke përfshirë sjelljen agresive. Në rastin më të keq, mund të shkaktojë konfuzion dhe çorientim.

Grupet më vulnerabël përfshijnë njerëzit me gjendje mjekësore para-ekzistuese dhe njerëzit që abuzojnë me substanca të tilla si alkooli. Në këtë rast dhe sidomos me konsumimin e tepërt të alkoolit, individët duhet të kujdesen që të hidratohen më shumë, sepse kombinimi i përdorimit të substancave dhe nxehtësisë kërkon edhe më shumë hidratim.

Çfarë duhet të kenë kujdes njerëzit

Nëse jeni duke marrë ndonjë ilaç, konsultohuni me mjekun tuaj për ditët e nxehta.

Ndryshimet në klimë, të tilla si thatësirat dhe luhatjet ekstreme të temperaturës, mund të shkaktojnë gjithashtu rritje të ndotësve dhe alergjenëve që përkeqësojnë cilësinë e ajrit.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli në spital, këngëtari përfundon në operacion/ Dhimbjet më filluan te recepsioni

“Fëmijët konsiderohen si një grup vulnerabël dhe janë të ekspozuar ndaj më shumë ndotësve dhe alergeneve pasi kalojnë më shumë kohë jashtë,” vëren Dr. Asim Shah.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 25 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 83.9 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro blihet me 97.6...

1944: Beteja e Tali-Ihantala – Kur Veriu u mbulua nga zjarri

Në verën e vitit 1944, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po hynte në fazën e saj vendimtare, një nga betejat më të egra të...

Pasiguria globale në rritje, Britania do të blejë avionë F-35

Britania do të blejë të paktën 12 avionë luftarakë F-35. Kjo lëvizje pritet të krijojë shqetësim te Rusia dhe Kina. Por ky vendim i qeverisë...

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë, mblidhet Këshilli i aleancës!

Sot është dita e dytë e samitit të NATO-s që po mbahet në Hagë të Holandës, ku marrin pjesë liderët dhe krerët e 32 shteteve...

Minimatura/ 28 mijë nxënës testohen sot në Matematikë

Rreth 28 mijë minimaturantë do t’i nënshtrohen këtë të mërkurë provimit të dytë të detyrueshëm, atij të lëndës së Matemtikës. Provimi do të nis në orën 10:00...

Lajme të tjera

Web TV