Gabimi numër 1 që bëjnë shoferët dhe makina djeg më shumë benzinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sondazhi të kryer nga Continental në MB, 83% e shoferëve të anketuar pranuan se nuk kishin kontrolluar presionin e gomave të tyre në 30 ditët e fundit. Në të njëjtën kohë, pothuajse 30% e të anketuarve kanë treguar në një pyetje lidhur me këtë se nuk i kanë kontrolluar gomat për një periudhë edhe më të gjatë prej 90 ditësh apo edhe më gjatë.

Të dhënat e hulumtimit tregojnë se një pjesë e madhe e shoferëve mund të kenë humbur deri në 30% të presionit në gomat e makinës së tyre gjatë kësaj kohe pa u shqetësuar as për të bërë një kontroll.

Kur presioni i ajrit të një gome nuk është i duhuri, në këtë rast më i ulët se ideali, atëherë sipërfaqja e kontaktit të saj me sipërfaqen e rrugës rritet. Kjo rezulton në një rritje të fërkimit me asfaltin, i cili nga ana tjetër rrit humbjen e energjisë, d.m.th. lëndë djegëse fosile ose energji elektrike, që automjeti të nisë nga ndalesa dhe të mbajë një shpejtësi të caktuar.

Rritja e deformimit të një gome të pa fryrë kur rrotullohet rrota gjithashtu kontribuon në rritjen e konsumit të karburantit. Kjo është arsyeja pse duhet harxhuar më shumë për të lëvizur një makinë me një shpejtësi të caktuar sesa një tjetër që ka presionin e duhur të gomave.

Të fundit

Parashikimi i motit për sot, 26 janar 2025

Edhe të dielën vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, si pasojë e...

Pse themi ”të flasim marrëzi”?

Shprehja shfaqet për herë të parë në vitin 1565 në një tekst të historianit fiorentin Benedetto Varchi dhe do të thotë të thuash gjëra...

Vendimet e qeverisë/ Kompensim dhe rritje për pensionet e ulëta

Qeveria po përgatit ndryshime të rëndësishme në skemën e pensioneve. Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani u shpreh se institucionet e linjës...

Homazhe për Kryepeshkopin Anastas në katedralen e Athinës, i pranishëm dhe Mitsotakis

Të dielën (26 janar), në Mitropolinë e Athinës, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore (homazhe) përpara trupit të ndjerë të ndjerit Kryepeshkop i Shqipërisë, Anastasit, siç...

E miratoi Senati, ja kë zgjodhi Trump për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare

Senati miratoi të shtunën kandidaturën e Kristi Noem për postin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare duke e vënë ish-guvernatoren e Dakotës së Jugut, në...

Lajme të tjera

Web TV