Pse të mos sigurohemi edhe nga rrufeja?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Me një lëvizje të beftë dhe me synim për t’i bërë pushimet e shqiptarëve më argëtuese se kurrë qeveria njoftoi për një taksë të padëgjuar më parë, taksën për tërmetin. Mos e ngatërroni me “tërmetin” elektoral që në Shqipëri bie rregullisht çdo dy vjet.

Statistikisht tërmetet  me dëme të konsiderueshme në Shqipëri kanë rënë një herë në 40 vjet. (tërmeti i 1979, dhe tërmeti i 2019). Qeveria që e kemi për ditë të mira dhe të këqija ka vendosur të mendojë për të 40-tat.

Me mendjemprehtësinë që ka për të zhvatur çdo qindarkë nga ata që e votojnë dhe ata që nuk e votojnë qeveria po vendos taksë për një ngjarje që statistikisht ndodh shumë rrallë.  Ka më shumë gjasë të fitosh llotarinë pa blerë biletë se të marrësh sigurimin nga tërmeti.

Pyetja është se pse qeveria ka zgjedhur sigurimin me detyrim për një gjë që ndodh rrallë. Pse për shembull nuk shpall sigurim me detyrim nga përmbytjet. Përmbytjet në këtë vend ndodhin sa herë bie shi.   Nis shiu, ti ke harruar çadrën, por mendimi se je i siguruar të qetëson. Por t’i nuk je i vetëm, qindra mijëra njerëz përjetojnë fatin tënd dhe bëhen qull, por ama jane të siguruar. Kriza shmanget.

Të mos harrojmë se kjo qeveri po qeveris jo  në kohën e ngrohjes globale, por në kohën e vlimit global. Në një anë jane përmbytjet, dhe në anën tjetër është thatësira. E imagjinoni të mos kemi ujë. Pa ujë nuk ka energji. Pa energji nuk ka zhvillim. Ndërkohë zhvillimi vendit dhe mirëqenia e qytetarëve është prioriteti i qeverisë. Po sikur të mos kemi as ujë të pijshëm?  Por me sigurimin e detyrueshëm ndaj thatësirës, ne i themi vlimit global, G7, dhe G20 ku të kam parë. Fermerët shqiptarë nuk ka pse ankohen më nga përmbytja dhe thatësira.  Mjaft të nxjerrin sigurimin dhe EUREKA.

Jemi në gusht dhe njerëzit janë kryesisht në bregdet, por të mos harrojmë se kemi  edhe male në të cilat bien borë, e në këto male ende ka njerëz e në këto zona më shumë se njerëz ka vota.  Nuk ka nevojë të shpallim emergjencë kombëtare, nuk ka nevojë që ushtria e vendit të NATO-s të vihet në lëvizje me kazma, shata e lopata për t’i ardhur në ndihmë njerëzve dhe votuesve të bllokuar.  Këtë e mbulon sigurimi i detyrueshëm. 100% dhe brenda ditës, brenda orës, madje në çast përmes e -albania.

Lexo edhe :  Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Por sigurimi duhet shtrirë edhe përtej ngjarjeve që ndodhin në Shqipëri se jetojmë në periudhën e globalizimit dhe dimë shumë mirë që një mizë të ngrihet në fluturim në brigjet e Afrikës shkakton cunam në Florida të Amerikës. Për shembull po të ishim treguar largpamës, dhe na takonte se drejtuam OSBE-në dhe ishim anëtar të Këshilli të Sigurimit, ne duhet të ishim siguruar për luftën. Për luftën në Ukrainë. Po të ishim të siguruar, nuk do t’i bashkoheshim korit të vendeve të Perëndimit që nga mëngjesi në mëngjes flisnin për krizë energjitike, për krizë ushqimore, për katastrofë, . E humbëm atë rast, por duhet të tregohemi vigjilent. Një sigurim ndaj ngjarjeve si luftërat (që ndodhin shumë më shpesh se tërmetet), vullkaneve dhe kometave na bën që të flemë të qetë dhe të mos trembemi as në ëndrrat më të këqija. çfarë problemi ka po të sigurohemi nga Apokalipsi?!

Sigurim, për çdo gjë! Sigurim për çdokënd.

Madje duhet të sigurohemi edhe nga cunami dhe tornadot.  Vërtet deri më tani nuk kemi patur, por dihet që asgjë më nuk është e sigurtë në këtë dynja. (nuk kanë thënë kot turqit: dynja jallane”

Nëse qeveria harron është detyrë e qytetarëve dhe votuesve të përgjegjshëm ta kujtojnë për sigurimin. Për shembull në dimër nuk mjafton të sigurohemi vetëm nga shiu dhe bora. Po ngricat? Po mjegulla? Po rrëshqitjet e dheut? Nuk ka acar dimri dhe vapë afrikane, ka njerëz të siguruar dhe njerëz të pasiguruar. Ndaj për të mirën e të gjithëve sigurimi duhet bërë me detyrim.

Dhe me evoluimin e konceptit të pronës duhet të evoluojë edhe koncepti i sigurimit. Prona sot nuk është vetëm fizike, tokë, shtëpi, magazinë,  makinë, etj etj, prona sot është edhe digjitale. Sot biznesi po bëhet on line, të dhënat tona jane on-line, jeta jonë është on line. Ndaj duhet të sigurohemi edhe on -line.  Për shembull pse të mos sigurohemi nga hakerat iranianë. Populli ynë thotë se kush digjet nga qulli i fryn kosit. Hakerat na kanë bërë dëm më shume 100 tërmete bashkë, madje edhe më shumë se tërmetet elektorale.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV