Këtë gabim nuk duhet ta bëni kurrë në plazh, është rreziku numër një për shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë kohës që ndodheni për pushime në plazh duhet të bëni kujdes me konsumin e ushqimeve për disa arsye, por kryesorja për sa i përket sistemit tretës.

Pasi të keni ngrënë, stomaku dhe zorrët kanë një proces të rëndësishëm për të bërë të mundur tretjen e ushqimit dhe për këtë ne duhet t’i krijojmë organizmit komoditet maksimal dhe jo t’ia vështirësojmë punën.

Shpesh kemi parë që sapo përfundojnë së ngrëni ushqimin fëmijët, por edhe të rriturit vrapojnë për t’ u larë në det. Sipas ekspertëve të shëndetit ky është një veprim shumë i gabuar.

Hyrja në ujë të ftohtë mund të ngadalësojë procesin e tretjes. Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës bën që rrjedhja e gjakut në stomak të ulet. Nga ana tjetër nëse ushtrohet not, trupi kërkon më shumë energji, po ashtu edhe truri kërkon më shumë energji dhe në mungesë të tij mund të humbisni vetëdijen.

Humbja e vetëdijes nëse ndodh në ujë shkakton edhe rrezikun për mbytje.

Ndaj duhet të keni parasysh se organizmit:

1. I duhen 20 minuta për të tretur një lëng frutash.

2. I duhen 30 deri në 40 minuta për të përpunuar frutat dhe perimet.

3. Rreth një orë për të tretur peshkun që keni konsumuar, djathin ose karbohidratet.

4. 3 deri në 5 orë të tretë biftekun e viçit ose djathin e vjetëruar.

5. Dhe mbi 5 orë që të tretë mishin e derrit. /E.Ç

Të fundit

Omerta, mit apo realitet?/ A mundet mafia të ekzistojë pa ‘kodin e heshtjes’?

Në ruajtje të anonimatit, Toto, siciliani që shoqëron gazetarin Sokol Balla, në udhëtimin përgjatë Corleones, flet edhe për kodin...

Kush po i mbron kriminelët? Vetting zbulon rolin e kreut të Prokurorisë së Lezhës

EMISIONI VETTING “Mbrojtja” e kriminelëve kundra Policisë së Shtetit Vitet e fundit Lezha ka qenë nën ndikimin e grupeve kriminale, të cilat kanë ndikuar në trajektoren...

Berati qarku pa vrasje në 2024, Proda lë porositë për zgjedhjet e 11 majit

Drejtori i Përgjithshëm i policisë ishte sot në Drejtorinë e policisë së Beratit për analizën vjetore. Kërkon zbardhjen e ngjarjeve të vjetra. Kujdes me...

7 erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar…

Zbuloni erëzat që luftojnë viruset, infeksionet, stimulojnë sistemin imunitar dhe nxisin mushkëritë e shëndetshme! Nenexhiku Përbërësi kryesor i nenexhikut është mentoli, i cili relakson muskujt...

Vrasja e 38-vjeçarit që dogji Kuranin/ Arrestohen 5 persona

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vrasja e një aktivisti anti-islamik vetëm disa orë përpara se një vendim gjyqi do të duhej të enjten...

Lajme të tjera

Web TV