Kina: Urdhri i ri amerikan për teknologji shkel parimet e ekonomisë së tregut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kina ka reaguar ashpër ndaj urdhrit të ri ekzekutiv të lëshuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, për të rregulluar disa investime të Shteteve të Bashkuara në Kinë, me qëllim të mbrojtjes së teknologjisë së ndjeshme.

Të mërkurën, Biden ka lëshuar urdhër të ri ekzekutiv, duke thënë se “shpall emergjencë kombëtare për t’u përballur me kërcënimin e avancimit të shteteve që përbëjnë shqetësim në fushën e teknologjisë së ndjeshme dhe në produktet kyçe për ushtrinë, inteligjencën, vëzhgimin dhe kapacitetet kibernetike”.

“Kina do t’i ndjekë zhvillimet nga afër dhe do t’i ruajë të drejtat dhe interesat tona”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës, të enjten, si kundërpërgjigje ndaj vendimit amerikan.

Sipas tij, synimi kryesor i Uashingtonit është që “Kinës t’i pamundësohet avancimi dhe që supremacia amerikane të zhvillohet në kurriz të të tjerëve”.

“Ky është një shtrëngim i hapur ekonomik, një akt që shkel seriozisht parimet e ekonomisë së tregut dhe garës së drejtë”, ka thënë mes tjerash zyrtari kinez.

Në urdhrin ekzekutiv, Biden e ka identifikuar Kinën, përfshirë Hong Kongun dhe zonën e veçantë administrative, Makaun, si “shtet që përbën shqetësim”.

Lideri amerikan ka thënë se masat janë të dizajnuara për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe nuk shkaktojnë dëme në investime.

Një zyrtar i Qeverisë amerikane ka thënë se vendimi ia parandalon Kinës përdorimin e teknologjisë më të avancuar për ta modernizuar ushtrinë e saj, dhe për ta minuar sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Marrëdhëniet në mes të Kinës dhe SHBA-së janë aktualisht të tensionuara për shkak të një morie konfliktesh, përfshirë luftën në Ukrainë, politikën tregtare amerikane, dhe kontestet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

Të fundit

Shpat Kasapi rrëfehet për herë të parë pas lajmit të sherrit në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një...

Fluks turistik në Rrugën e Kombit! Radhë në Kalimash, por pritje e konsideruar normale

Rruga e Kombit po përballet me një fluks të lartë automjetesh, kryesisht nga Kosova, teksa mijëra qytetarë po udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar. Në pikën e...

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra njerëzve në Greqi dhe përtej...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

Lajme të tjera

Web TV