“Shtëpi me 35 mijë euro”, mediat italiane: Shqipëria atraktive për të investuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo vetëm për turizëm, Shqipëria po kthehet gjithnjë e më shumë në vendin ku familjet mesatare italiane duan të realizojnë ëndrrën e të pasurit të një shtëpie, mundësisht me pamje nga deti dhe me kosto jo të lartë.

Mediat italiane thonë se italianët po shikojnë gjithnjë e më shumë nga ana tjetër e Adriatikut, ndërsa nuk mungojnë shkrimet që hapen me titujt: “Shtëpi me 35 mijë euro: Italianët investojnë në Shqipëri”.

Në një shkrim të Corriere Romanja, theksohet se Shqipëria është  “një orë e gjysmë fluturim larg, çmimet janë të favorshme, italishtja është gjuha e dytë dhe taksat nuk janë të larta”.

“Interesi i italianëve ka nisur që prej vitit 2015, theksohet në shkrim, ”por ishte pandemia ajo që solli bumin e vërtetë. Italianët, dhe në veçanti banorët e Romagna-s, e kuptuan menjëherë potencialin e këtyre investimeve, duke qenë se Shqipëria është Kroacia e re: një xhevahir i vërtetë i vendosur në Ballkan”, thekson media italiane.

Interesi i blerësve të mundshëm nuk ndizet vetëm nga afërsia me detin, por edhe nga distanca minimale me atraksionet e tjera. “Në Lezhë, për shembull, plazhi është 7 kilometra nga lartësitë dhe në rreth njëzet minuta mund të arrini kodrat. Në Shqipëri ka 300 ditë me diell nga 365. Nuk mungon asgjë, nga taksitë deri tek  ëi-fi”

Në shkrim theksohet se ka ende nga ata që blejnë edhe tre apo katër shtëpi në të njëjtën kohë, duke i konsideruar ato një investim në një vend me potencial të madh që po rritet me shpejtësi. Aktualisht peshën më të madhe e zënë pensionistët italianë që vijnë të tërhequr nga çmimet e ulëta. Megjithatë nuk mungojnë as familjet, të cilat nëse nuk arrijnë të vijnë për të jetuar në Shqipëri, apartamentin e japin me qira miqve ose të afërmve./Top Channel

Lexo edhe :  Partia e Lirisë: Bashkitë, fonde për militantë, jo investime për qytetarët

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV