Si nisi konflikti me pasoja fatale në Maliq?/ 62-vjeçari ishte në spitalin psikiatrik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me 62-vjeçarin që u ekzekutua mengjesin e sotëm nga forcat  RENEA, në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Gazetarja nga vendngjarja bën me dije se familjarët e kanë çuar në spital në Tiranë 62 vjeçarin, i cili nuk ka dashur të shtrohet. Më pas, janë kthyer në banesë, në fshatin Qesarakë, rreth orës 18:00 të pasdites.

Konflikti ka nisur rreth orës 20:00, aty ku autori ka goditur me thikë bashkëshorten dhe me qytën e armës djalin e tij në kokë. Ka qenë fillimisht policia e komisariatit të Maliqit që shkuan pranë banesës, aty ku autori ka qëlluar në ajër, më pas kanë rrethuar zonën, dhe duke parë që autori po bënte rezistencë, kanë njoftuar forcat RENEA,  të cilët mbërritën si repart në banesa duke u përpjekur të negociojnë.

Këta të fundit u përballën me të shtëna nga arma tip mitroloz (i lehtë), ndërsa për 1 orë ka pasur shkëmbim zjarri, dhe autori ka mbetur i vdekur nga plumbat e policisë RENEA.

Familja Muçollari nuk ka pasur asnjëherë konflikte mes njëri tjetrit, të dy djemtë merren me prodhimin e mjaltit, të gjithë njihen si familje pa probleme.

Ka qenë vetëm rasti i fundit që ka përfunduar tragjikisht për 62-vjeçarin, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij janë në spital për mjekim, jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se pas orësh thirrje të vazhdueshme të policisë për t’u dorëzuar, Muçollari nuk ka pranuar dhe ka qëndruar i mbyllur  dhe i armatosur brenda banesën e tij.  RENEA arriti që të futet në banesë, ndërsa autorit dyshohet se fshihej në papafingo.

Muçollari, 62 vjeç, ka plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm me thikë në këmbë bashkëshorten e tij Pëllumbesha Muçollari, 58 vjeçe, si dhe ka goditur me sende të forta në kokë djalin e tij Kamber Muçollari, 27 vjeç./ S.M

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV